Shirat e shumtë që kanë rënë kohët e fundit, kanë ndikuar negativisht tek vreshtat, pasi kanë dëmtuar pjesën më të madhe të tyre. Rreth 80% e vreshtave kanë shkuar dëm, ndërsa fermerët pohojnë se ky është viti i parë, që rrushi dëmtohet në këtë masë.
Duket se nga dëmtimi, vreshtat nuk i ka shpëtuar dot as tentativat e fermerëve nëpërmjet spërkatjes me helme, për të cilat nuk përjashtojnë mundësinë të kenë qenë të skaduara, përderisa impakti i tyre tek rrushi ka qenë pothuajse zero. Zona e voskopit ka qenë ndër furnizueset kryesore të tregut me rrush, por vitet e fundit faktorë të ndryshëm që nga lagështira por edhe mungesa e inspektimeve, ka bërë që ky lloj produkti të degradohet.
Ndërkohë pritet që Drejtoria e Bujqësisë të ngrejë një grup pune për përcaktimin e dëmit në vreshta dhe subvencionimin e fermerëve brenda kuadrit ligjor.
















