• Latest
  • Trending
  • All

Vijojnë kritikat për mangsinë e teksteve shkollore

29/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Vijojnë kritikat për mangsinë e teksteve shkollore

29/09/2014
in Lajme, Vendi

Në debatin për gjendjen e rënduar të teksteve në sistemin parauniversitar ekspertët shikojnë probleme të natyrës metodike, didaktike dhe psikologjike.

Pas operacionit në shkallë të gjerë për mbylljen e disa universiteteve private, tashmë vëmendja e opinionit publik në Shqipëri është përqëndruar tek tekstet shkollore në sistemin parauniversitar, ku përditë prindër dhe ekspertë të arsimit raportojnë mangësi dhe deformime në përmbajtjen e tyre. Prej një kohe të gjatë ka pasur mungesë vëmendjeje dhe ndalesë të mekanizmit kontrollues të librave për nivelin 9 vjeçar dhe atë të mesëm, ku është spekulluar dhe me formulën e teksteve alternative, sipas së cilës ishte secila shkollë që bënte zgjidhjen e versionit më të mirë nga ofertat e botuesve në lëndë të ndryshme.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Veronika, prind i një vajze 13 vjeçare tregon se teksti i historisë për fëmijën e saj është i mbushur vetëm me të dhëna, data dhe ngjarje telegrafike, ku mungon arsyetimi për dinamikën e zhvillimeve historike. “Për t’i shpëtuar interpretimit të ngjarjeve libri ka një mori datash, që e detyron nxënësin të mësojë pa logjikë, sikur mëson një vjershë përmendësh. Kjo është e antipedagogjike mendoj.”

Kurse Bendisi, student në vitin e dytë në Ekonomik, shpreh befasinë nga përmbajtja e librit të gjuhës shqipe të motrës së tij në klasën e 7. “Eshtë shërbimi më i keq për t’i mësuar gjuhën shqipe një adoleshenteje, pasi ka gabime të dukshme ortografike dhe kuptimore”.

Përballë kritikave në rritje, sidomos në rrjetet sociale, Ministria e Arsimit pranon se ka mjaft mangësi në tekstet shkollore, por e zbut gjendjen duke sqaruar se mjaft nga akuzat dhe talljet, që bëhen në komunikimin virtual nuk kanë të bëjnë me tekste, që janë pjesë e kurrikulës në arsimin parauniversitar, por me botime jashtëshkollore. Një zëdhënëse e Ministrisë pranoi në fillim të javës se problemi i teksteve po shqyrtohet me mjaft kujdes dhe seriozitet nga institucioni. Ajo citon ministren Lindita Nikolla të jetë shprehur se gjatë këtij viti u hoqën nga qarkullimi rreth 120 tituj të teksteve shkollore, ndërkohë që rishikimi do të vijojë e nëse konstatohen shkelje, nxitje dhune e urrejtje, këto tekste do të ndalohen.“Do ketë padyshim rishikim dhe heqje nga qarkullimi, nuk do lejojmë deformime të tilla në formimin e tyre”, ka komentuar Nikolla.

Larg detyrimit ligjor që e sanksionin shkollën të depolitizuar

Dr. Ndriçim Mehmeti, ekspert i çështjeve të arsimit, mendon se pas politizimit të skajshëm të teksteve shkollore para viteve ’90 është bërë shumë punë për reformimin e tyre. Duke dashur që tregu i librit shkollor të liberalizohej, u krye ajo që quhet reforma e Altertekstit, e cila ka synuar të sjellë prurje të reja në fushën e hartimit të teksteve dhe përmirësimit të tyre, thotë dr. Mehmeti për Deutsche Welle-n. “Shkaqet, të cilat sollën këtë gjendje problematike, erdhën si rezultat i kontrollit të dobët të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, mosfunksionimit të komisionit të përzgjedhjes në shkolla, ndryshimeve të bëra nga Ministria në mënyrën e përzgjedhjes, pa përjashtuar edhe mundësinë e aferave korruptive”.Studiuesi Behar Gjoka është më i ashpër, kur shpjegon se mjerimi ku notojnë tekstet e lëndëve shoqërore, ka ardhur së pari, për shkak të një konceptimi të politikës arsimore, si një cak që ndërpritet, sa herë ndërrohen partitë dhe qeveritë. Kjo duhet të marrë fund dhe të zbatohet një politikë arsimore kombëtare dhe e vijueshme, thotë Gjoka për Deutsche Welle-n.

 Thomas Färber konsulent gjerman në Shqipëri

“Tjetër shkak mendoj se është konceptimi i këtyre lëndëve, sërish e sërish, zënë vend përplasjet politike, sepse po të vesh re tekstebërësit e shkencave shoqërore, në mënyrë absurde, deklarohen botërisht, se janë të djathtë dhë të majtë. Pra, duket se jemi dyfish të politizuar, madje jemi larg detyrimit ligjor, që sanksionin se shkolla është e depolitizuar. Tekstet mësimore të historisë, gjuhës, letërsisë etj., në syrin tim kanë edhe probleme të natyrës metodike, didaktike dhe psikologjike. Ato zakonisht ose të mbysin me dije, me ngarkesë të tepërt, që pak kuptohen nga nxënësi, ose mbeten në sipërfaqe të problematikës, duke e mbytur hapësirën e të nxënit – në një filxhan mund të derdhësh lumin – por ka vlerë vetëm ajo, që mbetet në hapësirën e filxhanit”.Për studiuesin Behar Gjoka më absurde akoma është prania e morisë së gabimeve gjuhësore dhe drejtshkrimore, që është vetëm maja e ajsbergut të mangësive të këtyre teksteve, që sipas tij, formalisht dhe ligjërisht, varet nga akti i mosaprovimit nga Ministria.

Konsultimi me përvojën botërore dhe rajonale

Si rrugëdalje nga kjo situatë kritike Gjoka piketon fillimisht ndaljen e vrullit të analizave të përcipta dhe tekstet, që nuk përmbushin asnjë kërkesë përmbajtësore, formale, paraqitëse dhe në varësi të shkallës së gabimeve gjuhësore, të hiqen nga qarkullimi, pa shumë zhurmë.

“Hapja e debatit, analiza e gjendjes, shkaqeve, që sollën këtë batërdi tekstesh, është moment i dytë, i cili të ketë rezultat hartimin e një maketi kriteresh, metodike, pedagogjike, psikologjike dhe didaktike, duke konsultuar përvojë botërore, rajonale dhe me gjerë, duke parë praktikën e hartimit të teksteve mësimore. Pas këtij vetëdijësimi të palëve të interesuara, ku marrin pjesë të gjithë komunitetet, mësues, nxënës, prindër dhe studiues të fushave, nis veprimtaria e hartimit konkret të teksteve, që duhet të kalojnë nëpër sita verifikimi shkencor, metodik, didaktik, gjuhësor dhe sidomos faza e aprovimit të bëhet hapur, ku marrin pjesë të gjitha palët e interesuara, dhe pastaj teksti mësimor mundet të kalojë në shkollë.”

Ndërkohë Dr. Ndriçim Mehmeti e shikon tejkalimin e gjendjes në rradhë të parë tek ngritja e komisioneve të mësuesve më me përvojë, për rishikimin e teksteve mësimore, nga pikëpamja gjuhësore, e ngarkesës për grupmosha të tyre dhe pa dyshim edhe të njohurive shkencore, që ato përcjellin. “Një masë tjetër duhet të jetë përjashtimi i autorëve të teksteve që kanë pasur problem për një periudhë së paku 3-vjeçare. Së fundi, shtëpitë botuese të detyrohen që të pranojnë botime, të cilat janë në përputhje me standardet e miratuara dhe padyshim edhe pas një rishikimi paraprak nga grupe specialistësh në fushën e hartimit të teksteve

Një përvojë gjermane për raportin e mësuesit me tekstin

Për Thomas Färber, mësues gjerman me rreth 35 vite eksperiencë dhe që prej kohësh është duke punuar në një projekt në Shqipëri, tregon për Deutsche Welle-n se kur shfleton një libër, ai shkon te mësimdhënia nëpërmjet vetvetes, pra, mënyrave e rrugëve didaktiko- metodike, që ai personalisht has.

“Në mënyrë paradoksale, rruga larg tekstit mësimor kontribon që ai të kthehet në një vepër dhe që të ushtrojë ndikimin e vet. Në raste ekstreme – dhe më kujtohet këtu kreu i një departamenti, që e kishte treguar këtë si një mundësi – mund të zhvillosh mësimdhënie edhe pa tekst mësimor, çka në kuptimin e asaj, që u tha më lart, do të thoshte se mësuesi qysh në krye të herës pra, do të gjendej rrugës për tek didaktika-metodike. Sipas mendimit tim, aftësia e mësuesit shpaloset vetëm në këtë relativizim të lidhjes së saj me tekstin, që në Shqipëri vijon të quhet rëndom, ‘metodika’. Nëse një tekst, që kohë pas kohe thuajse të fton ta shmangësh atë, atëherë relativizohet detyrimi për ta shpjeguar atë faqe për faqe, apo për ta interpretuar, duke iu nënshtruar thënies: ta shkelësh pyllin pemë për pemë. Pylli duhet përjetuar – jo shuma e pemëve”.

Sipas Färber, shumë hartues e autorë tekstesh shkollore të gjermanishtes, rrahin gjoksin për progresin e qartë, që dëshmon puna e tyre. Por hapat përpara, kërkojnë edhe qëndrimin e drejtë ndaj personalitetit të mësuesit, që e reflekton atë e që vihet përballë shkathtësisë së nxënësve të besuar, duke ecur nga sot nesër, drejt hapave të së ardhmes.“Unë mendoj se personaliteti i mësuesit, që është i konsoliduar si nga ana profesionale, ashtu dhe nga ajo karakteriale, ia del në vijim edhe pa tekste mësimore. A haset pranueshmëriua për një mësues të tillë përpos prindërve, a i besojnë mësuesit e gjermanishtes atij, që – si ata – ndodhet rrugës për të sjellë një eksperiencë të re, por që ka përshkuar tashmë edhe shumë rrugë të tjera e që e di se konkurrenca në kurs, bën që ato të ndodhen më pranë jetës reale, se sa ato që përdorin tekstet e gatshme, të cilët të guximshmëve mund t’u duken si rrugë të shkelura tashmë. Në shumatoren e këtyre pra, unë kam folur për shpërhapjen e forcës ndikuese dhe të asaj, se si kjo mund të përcillet tek nxënësit”.Për Thomas Färber interesi për shitje, që kanë shtëpitë botuese, të cilët sigurisht se mbajnë parasysh edhe mbështetjen ndaj kontigjenteve të mësuesve, e respekton ndoshta shumë pak, pikërisht atë kontigjent.

Previous Post

Tetova në rrezik nga ndotja e ajrit, ministri i Ekologjisë “еcen” me maskë

Next Post

Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë, kërkime për një varrezë tjetër masive

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë, kërkime për një varrezë tjetër masive

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.