Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike vijon sot ditën e dytë të punimeve. Ashtu si një ditë më parë, edhe sot pritet të flasin disa prej të zgjedhurve në degët kryesore të PD-së, por edhe figura të tjera të opozitës.
Në ditën e parë të Kuvendit votuan rreth 55 për qind e delegatëve, teksa orari i mbylljes së kutive u shty nga ora 18:00 për në 20:30.
Dje, ne ditën e parë të punimeve të Kuvendit u mbajtën fjalimet kryesore nga kryetari aktual i kësaj partie Lulzim Basha dhe ish-kreu i saj Sali Berisha. Po kështu dje u miratuan ndryshimet në statut si dhe u votua për 150 vende në Këshill.















