Vizita e kryeministrit Rama në Serbi tashmë është zyrtarizuar dhe pritet vetëm dita e nisjes, që sipas të gjitha gjasave do të bëhet përmes linjës të re ajrore Tiranë-Beograd.
Pas gjashtë vitesh, qytetarët e dy shteteve do të kënë mundësi të udhëtojnë përmes ajrit, falë tre fluturimeve në javë që do ofrohen nga AirSERBIA.
Avionët nga Nënën tereza në drejtim të Beogadri do të nisen në orën 15:00 ndërsa nga aeroporti serb Nikolla Tesla nisja do të jetë rreth orës 13:20. Rruga zgjat më pak se një orë duke shkurtuar mjaft distancën mes dy vendeve por edhe duke afruar me tepër njerëzit e biznesit.
Në cermeoninë e prezantimti të linjës Air Serbia, Ambasadori shqiptar në Beograd Ilir Boçka, theksoi se ky është një fillim i ri i një bashkëpunimi të vjetër.
Biletat e udhëtimit Tiranë- Beograd do të nisin nga 99 euro, raporton OraNews.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














