Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën të ditur se ndriçimi i rrugëve është një sfidë për qeverinë e tij.
Rama shkruan se ishte sot në Vaqarr për një projekt pilot ndriçimi rural me rreze diellore si dhe për të vizituar një prodhues shqiptar sistemesh ndriçimi.
“Sot në Vaqarr për një projekt pilot ndriçimi rural me rreze diellore si edhe për të vizituar një prodhues shqiptar sistemesh ndriçimi në prag të disa ndërhyrjeve konkrete për ndriçimin e rrugëve të vendit”, shkruan Rama.














