Nga Beogradi në Tiranë do të ketë nga sot edhe një linjë ajrore. Kjo po mundësohet nga Kompania nacionale serbe “Air Serbia”, e cila ka lajmëruar se që nga sot do të vendos linjën e re në mes Beogradit dhe Tiranës dhe fluturimet do të kryhen tre herë në javë.
E kjo linjë do të shënohet me një çmim promovues, e që kjo shifër është vetëm 99 euro për një fluturim kthyes nga Beogradi për në Tiranë.
Ky çmim, është lajmëruar që do të jetë deri më 31 dhjetor të këtij viti.















