Bashkim Bytyqi, nga qyteti Amriswil i Kantonit Thurgau është nominuar për çmimin për guxim dhe sakrificë “Prix Courage” për vitin 2014 që revista “Beobachter” e ndan çdo vit tradicionalisht në Zvicër.
Shqiptari që punon si picier e ka merituar nominimin pasi në muajin mars të këtij viti ka shpëtuar një plak zviceran thuajse nga vdekja e sigurt.
Bashkimi ka parë një makinë pa shofer që ishte drejtuar për nga një plak dhe gati po e vriste atë.
Duke qenë se ishte me makinë, shqiptari e ka goditur veturën pa shofer dhe ia ka ndryshuar drejtimin, duke shpëtuar plakun.
Veprimi tij ka habitur edhe policët që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje.















