Papa Françesku I, Jorge Maria Bergoglio mbajti fjalimin e tij në meshën e shenjtë në Sheshin “Nënë Tereza”. Uroi paqe për kombin shqiptar dhe e ripërsëriti që Shqipëria ka qenë tokë martirësh.
“Shqipëria ka qenë tokë martirësh: shumë ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë e besimtarë laikë e paguan me jetë besnikërinë e tyre. Nuk munguan provat e guximit të madh e të qëndrimit të patrandshëm në shpalljen e fesë. Sa e sa të krishterë nuk u përkulen përballë kërcënimeve, por vijuan pa luhatje udhën e filluar! Shkoj sot, shpirtërisht, pranë atij muri të varrezës së Shkodrës, vend-simbol i martirimzit të katolikëve, ku kryheshin pushkatimet, dhe i prekur thellë në shppirt, vë lulen e lutjes e të kujtimit mirënjohës e të përjetshëm”, tha ai.
Tha se sot portat e Shqipërisë janë të hapura e përparon stina e protagonizimit të ri misionar për të gjithë ata, që bëjnë pjesë në popullin e Hyjit. Ai iu drejtua posaçërisht të rinjëve që të mos kenë frikë t’i përgjigjen bujarisht Krishtit.














