E gjithë bota, si asnjëherë më parë, ka kthyer sytë sot nga Shqipëria.
Vëmendje e qindra milionë njerëzve dhe e mediave botërore është kthyer sot drejt Shqipërisë.
Tirana pret sot Papa Françeskun. Mbi 1200 gazetarë nga i gjithë planeti po ndjekin nga afër vizitën historike.
Mijëra të tjerë do të ndjekin në distancë.
Të gjitha palët, të gjithë krahët politikë, të gjithë komunitetet fetare, në unison të plotë, e kanë konsideruar vizitën e Papës historike dhe me rëndësi shumëdimensionale për Shqipërinë.
E gjithë vizita në Shqipëri do të zgjasë 11 orë.














