Papa Françesku nuk do të jetë vetëm “Qytetar Nderi” i Tiranës por kryetari i Bashkisë Lulzim Basha si dhuratë do ti dorëzojë edhe çelësin e kryeqytetit.
“Për mua është një nder i vecantë që në emër të qytetarëve të Tiranës t’i dorëzoj Atit të Shenjtë titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin: “Në nderim të veprimtarisë dhe përkushtimit që ka dëshmuar çdo ditë për të respektuar dhe inkurajuar njerëzit e thjeshtë, pa ndasi fetare apo status social, nëpërmjet shembullit të jetës së tij dhe veprave në krye të Selisë së Shenjtë, si dhe përzgjedhjen për të vizituar dhe bekuar si kryeqytetin e parë të Europës Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, simbol i bashkëjetesës fetare, i një populli besimplotë dhe mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Selia e Shenjtë.”
“Na ndajnë akoma katrë ditë nga kjo vizitë apostolike, por Papa Françesku thuajse ka mbërritur. Tirana dhe qytetarët e saj, pa dallim feje, krahine dhe ideje, janë përgatitur për të pritur me zemër të bardhë, siç e ka zakon shqiptari, Papen e të thjeshtëve, Papen e afrimit dhe bashkimit të njerëzve, mikun e madh te Shqipërisë dhe shqiptarëve, Qytetarin e Nderit të Tiranës sonë. I themi sëbashku me gjithë zemër “Mirësevjen në Tiranë”- ëhstë shprehur pak ditë më parë kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.















