Sot do të kryhet varrosja e mbetjeve mortore të katër personave të zhdukur gjatë luftës së fundit, të identifikuara në Rudnicë të Rashkës së Serbisë.
Varrimi do të kryhet në varrezat e fshatit Zabel i Ulët të Komuna e Drenasit. Vendimin për riatdhesimin e personave, e ka dhënë qeveria e Kosovës, sipas të cilës do “të ndiqen të gjitha procedurat ligjore në respektim të të drejtave të familjarëve të personave të zhdukur”.
Ceremonia do të fillojë në orën 16:00, ku do të nderohen katër personat që u vranë nga militantët serbë në luftën e fundit që u zhvillua në Kosovë.














