Studentë të Universitetit të Prishtinës (UP) kanë hyrë sot të pa ftuar në mbledhjen e Senatit, ku pritej të diskutohej shpallja e konkursit për pranimin e studentëve të rijnë. Ky grup studentësh të ashtuquajtur të pavarur dhe të përkrahur edhe nga Parlamenti i Studentëve kanë ndërprerë këtë mbledhje. Studentët po kërkojnë dorëheqjen e rektorit Ramadan Zejnullahu.
Përfaqësuesi i këtij grupi Astrit Dedaj ka thënë se kanë bllokuar mbledhjen, si shenjë që rektori Zejnullahu ta kuptojë se nuk do të ndalen derisa të jap dorëheqje. “Sot i bëmë me dije rektorit se nuk do të ndalemi deri në fund.
Tashmë e ka të qartë se edhe brenda senatit ka nga ata të cilët tregojnë se nuk dëshirojnë të përkrahin shkeljet që ka bërë. dera është hapur prej senatorëve nuk ka pasur nevojë për forcë”, tha ai. Sipas burimeve të gazetës studentët kanë hyrë me forcë në mbledhjen e senatit.














