Ka nisur sot seanca e Kuvendit të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalimin e tij me zhvillimet në samitin e Uellsit dhe pikat kryesore që u diskutuan atje.
Disa prej çështjeve të rëndësishme që ishin në thelb të forumit të NATO-s, e që përbëjnë dhe thelbin e pikave që do shqyrtohen në vijim në Kuvend, ishin ato në raport me sigurinë dhe anëtarësimin në BE, të rajonit.
Anëtarësimi i rajonit në NATO dhe në BE, lufta në Ukrainë, terrorizmi dhe ekstremizmi islamik ishin disa nga çështjet për të cilat u diskutua në samit dhe për të cilat Rama tha se Shqipëria kërkoi integrimin e plotë euroatlantik të rajonit, për të shmangur kërcënimet ndaj sigurisë dhe paqes në vend.















