Turistët suedezë ishin risia e këtij sezoni veror në Sarandë. Të organizuar në grupe ata zgjodhën qytetin bregdetar jugor përgjatë sezonit, ndërkohë që ende vijojnë të vijnë.
Turistët suedezë kishin prenotuar 6 ndër hotelet më të mira të Sarandës, ndërsa tendenca është që sezonin e ardhshëm veror, numri i tyre të shtohet dukshëm.
Nga mbrëmja e 26 majit, kur erdhi grupi i parë me turistë nordikë dhe deri në fillimin e muajit tetor, Saranda pritet të jetë nën ethet e këtyre vizitorëve.
Çdo grup me turistë suedezë ka qëndruar një javë në Sarandë, ndërkohë që guida e tyre përfshinte hapësirën Sarandë-Gjirokastër dhe asetet natyrore, arkeologjike, natyrore dhe turistike të këtij rajoni.
Vizitorët suedezë në Sarandë i përkasin turizmit të tipit “back to back”, pasi brenda harkut kohor të një jave vendin e tyre në Sarandë e ka zënë grupi pasardhës.















