Misioni i Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të ShBA-ve në Kosovë (USAID), do të promovojë rrushin e tryezës në Kosovë, me ç’rast ushtruesi i detyrës së USAID-it, Kris Eduards, do të flas gjatë promovimit të rrushit të tryezës.
Varietetet e reja të rrushit të tryezës, teknikat e reja të kultivimit në sektorin e rrushit të tryezës si dhe brendimi dhe paketimi i zhvilluar në veçanti do të theksohen në këtë ngjarje, që do të grumbullojë 50 palë me interes në rrushin e tryezës, përfshirë prodhues, shitës me shumicë dhe supermarkete.
USAID-i përmes programit të tij Mundësitë e Reja për Bujqësi ka qenë aktiv në sektor duke paraqit teknikat e menaxhimit në industri me qëllim të përmirësimit të prodhimit të produktit cilësor.
Deri më tani, USAID-i ka investuar 300,000 euro në sektorin e rrushit të tryezës në Kosovë, përfshirë varietetet e reja, fidanishtet, shartimin dhe ri-shartimin.
Ndryshe, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) siguron ndihmë humanitare dhe ekonomike në mbarë botën për më shumë se 50 vjet. Këtë vit, USAID-i shënoj 15 vjetorin e partneritetit për ndryshime pozitive në Kosovë.















