Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njësiti rajonal në Prishtinë sot në orët e hershme të mëngjesit, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren ka realizuar planin operativ policor të koduar me emrin “ PRONA”, me ç ‘rast ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka kryer bastisje në tetë lokacione të ndryshme.
Bastisjet janë kryer në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, në disa objekte private dhe në dy zyre të departamentit ligjor të AKP-së, nën dyshimin e bazuar se gjashtë persona të dyshuar kanë kryer veprat penale, krim i organizuar, shpëlarje parash, keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autorizimit, lëshim i vendimeve të pa ligjshme gjyqësore, nxitje për abuzim të detyrës zyrtare apo autoritetit dhe shmangie nga tatimi.
Njësitet policore gjatë realizmit të bastisjeve në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar: Kompjuter, USB, Pasaporta, CD, Dokumentacion i cili është i dyshuar për pronat të cilat janë nën hetim, dokumentacione të transfereve bankare si dhe një revole e tipit BERETA.
Të gjitha veprimet policore janë kryer dhe udhëhequr nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe me vendim të prokurorit një person i dyshuar me inicialet (D.E.) është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi që tek i njëjti është konfiskuar një armë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















