• Latest
  • Trending
  • All

‘Identiteti’ Shqiptar si Produkt Konsumi në Masë

15/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

‘Identiteti’ Shqiptar si Produkt Konsumi në Masë

15/09/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Odeta Barbullushi

Kur lexova fillimisht titullin e intervistës së Maks Velos, botuar në gazetën Mapo të së shtunës, dt. 6 shtator, refuzova ta lexoj deri në fund intervistën. Kjo sepse e dija që nuk do të mësoja asgjë të re në lidhje as me Velon dhe as me Shqipërinë. Por sa më shumë kalonin ditët dhe sa më shumë kritika lexoja kundër intervistës së Velos, aq më shumë kuptova se ky rast reflekton një fenomen kulturor të dekadës së fundit, ai i të kthyerit të identitetit shqiptar në një mall konsumi në masë, të një lloj nacionalizmi banal me heronj e dragonj, të ngjashme me narrativat e fundshekullit të nëntëmbëdhjetë, por i shkëputur nga historia, konteksti dhe nga përditshmëria e jetëve njerëzore.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Së pari, debati mbi Veri-Jugun dhe krishtërimin e islamin në Shqipëri është i mbushur me kontradikta fëminore, por jo më pak (ose pikërisht për këtë arsye) i dëmshëm. Në ndryshim nga shumë myslimano-veriorë që kanë shkruar këtë javë kundër intervistës së Maks Velos (se për hir të së vërtetës nuk kam lexuar ende një kritikë nga një intelektual nga Jugu dhe i besimit ortodoks, përveç shkrimit logjik të Lekë Tasit), mendoj se si intervista e Velos, ashtu dhe reagimet ndaj tij bëjnë pjesë në të njëjtën hapësirë debati intelektual (ose ‘të intelektualizuar’). Ky debat lëviz vetëm në dy shina, dhe ato shumë të ngushta: atyre të identitet-formimit të fundshekullit të nëntëmbëdhjetë me heronj kombëtarë të krishterë e turq gjakprishës, veriorë të egjër e jugorë të butë etj., etj. Komplet debati është pjesë e të njëjtit mekanizëm dhe e të njëjtit ligjërim intelektualo-identitar, i cili sa më shumë që riprodhohet, aq më shumë viktimizon të sulmuarit e intervistës së Velos. Sa për shembull, është njësoj sikur një seksist të flasë sinqerisht se i urren gratë se janë të dobëta, dhe të gjithë gratë të shkruajnë kundër tij, duke dhënë shembuj se ka dhe gra të forta si Margaret Thatcher apo Mbretëresha e Anglisë. Rastet e veçanta nuk e zhbëjnë dot seksizmin, por vetëm e përforcojnë atë. Prandaj, debati është gabim që në konceptim, dhe në fakt nuk është fare debat.

Së dyti, debati në fjalë reflekton një krizë të thellë konteksti. Flitet për qytete, për krahina e për identifikime fetare sikur ata të jenë krijesa gjenetike, si dhe kundërshtohet apo përforcohet kjo logjikë me fakte të izoluara. Konteksti pezullohet në emër të asaj çka ndjen i intervistuari dhe ‘fakteve’ mekanike (shifra kriminaliteti, personazhe suksesi, histori Skënderbeu dhe histori kryengritjesh etj). Në fakt, ky debat prandaj është kaq i ngushtë dhe joproduktiv (të paktën nga ana e atyre që kritikuan intervistën e Velos), pikërisht sepse nuk ka kontekst dhe sepse konteksti abstragohet në emër të ‘identitetit shqiptar’.

Periudha postkomuniste, por sidomos periudha që prej 2006-ës e këndej është saturuar me opinione, editoriale, intervista dhe analiza, debate dhe kundër-debate mbi identitetin e shqiptarëve. Që nga debati mes Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qosjes mbi identitetin e shqiptarëve më 2006-ën, çështja e ‘identitetit shqiptar’ ka preokupuar shkrimtarë, historianë, gazetarë e këdo që vetëpërfshihet në klasën e ‘intelektualëve’. ‘Identiteti shqiptar’ është kthyer në enigmën, zgjidhja e së cilës do të na i japë përgjigje pyetjeve se pse nuk jemi ende në Bashkimin Europian, se pse nuk punojmë, pse pimë cigare dhe pse marrin ryshfet etj. Në këtë mes, media dhe intelektualët janë motorët kryesorë të prodhimit të identitetit shqiptar. Në fakt, të jesh intelektual në Shqipëri, duket se duhet patjetër të bëhesh pjesë e këtij debati mbi ndarjet qytetëruese të shqiptarëve dhe mbi ‘esencat’ e kombit tonë. Por nuk mund të flasësh për identitetin shqiptar si të duash ti, por sipas disa shinave e dualizmave të ngushta nëpër ku ecin edhe pyetjet e gazetarëve, si në intervistën në fjalë.

Që identitetet fetare dhe krahinore janë shumë të forta në Shqipëri, dhe që reflektohen deri në politikën e elitave, kjo është e pamohueshme. Sidomos kur kombinohen dhe me statusin ekonomik, me ndarjen rurale/urbane, statusin dhe prejardhjen familjare, profesionin etj, identitetet fetare dhe krahinore krijojnë dualizma eksplozive që ndikojnë realisht jetët e njerëzve në përditshmërinë e tyre. Po ashtu, stereotipet mbi krahinat dhe fetë e ndryshme ekzistojnë në çdo vend, perëndimor a lindor, në Jug a në Veri të Evropës e gjetkë. Po ata rrallë mbushin rubrikat e opinioneve apo të intervistave me personalitete apo marrin pozicion të privilegjuar në diskurin publik si dije legjitime, të cilave duhet t’i referohemi. Kjo mund të ndodhë në momente të acaruara lufte identitare në shoqëritë me probleme të pazgjidhura shtetformimi p.sh, si në Maqedoni vitet e fundit, republikat ish-sovjetike etj. Në raste konfliktesh, intelektualët dhe njerëzit publikë fillojnë e pyeten në media si të ishin në hetuesi për pozicionin e tyre në lidhje me ndasitë etnike/fetare/kombëtare. Në këto momente, secili shtyhet me detyrim në njërën apo tjetrën anë të llogores. Por unë nuk e di që ne, shqiptarët e Shqipërisë, qenkërkemi në një konflikt të tillë. Që të mbash lart unitetin kombëtar siç e mban media dhe intelektualët tanë dhe të flasësh për realitetin shumëshekullor të tolerancës fetare nga njëra anë, dhe njëkohësisht të riprodhosh binome identitare përditë me anë të përdorimit të emocioneve të njerëzve nga ana tjetër, tregon që ose nuk beson në realitetin e tolerancës dhe bashkimit ose do ta ndryshosh atë. Ose nuk ke me çfarë tjetër të tërheqësh vëmendje.

Problemi tjetër është paraqitja e deklaratave të Maks Velos si një të vërtetë që të gjithë e dimë, por kemi frikë ta themi. Kjo sepse vjen nga një intelektual, dhe për më tepër nga një intelektual interesant dhe jo i çfarëdoshëm, dhe vjen në një formë të sinqertë e pa doreza. Se çfarë mendon Maks Velo mbi të kaluarën otomane të Shqipërisë dhe mbi Islamin shqiptar, kjo pak a shumë dihej. Reagimi i tij është emocional dhe personal dhe deri këtu për mua është puna e Velos se çfarë ndien. Reagimet personale/emocionale të njerëzve nuk mund t’i shpjegosh në mënyrë racionale dhe çdo përpjekje në këtë drejtim është e kotë. Racizmi, seksizmi dhe krahinizmi në përgjithësi janë shumë të rëndësishme për shumë njerëz për të konfirmuar në mënyrë pozitive identitetet e tyre. Por kur –izmave i jepet zë në mënyrë të përsëritur, trumbetohen si sinqeritet eksentrik dhe fillojnë e argumentohen me fakte jashtë konteksti, këtu fillon çmenduria. Velo, mesa kuptoj, e ka menduar gjatë intervistës se mund të tingëllojë si racist krahinor kur bën dallime mes veriorëve dhe gegëve (unë si shkodrane besoj bie në të dytët), por kjo nuk pi shumë ujë në një diskurs publik kur etiketat janë ngjitur e llogoret janë ndarë me kohë: Është njësoj sikur racistët e edukuar dhe të emancipuar thonë: ‘Në fakt, unë kam njohur një zezak shumë të shkathët, megjithëse në përgjithësi janë dembela si racë’. Dallimi mes gegëve dhe veriorëve nuk e shpëton dot mençurinë e intervistës, sepse në momentin që gazetari dhe i intervistuari i hyjnë lojës së ‘Veri-Jugut’ dhe të myslimanizmit, nuk ka kthim prapa. Ose do t’u rezistosh fjalëve etiketa, ose do të mbysin ata ty. Dhe në këtë rast, Maks Velon e mbyt diskuri kulturalist, të cilin ai e riprodhon dhe e përtyp e ripërtyp, se fundja media këtë detyrë i ka dhënë, një detyrë për intelektualin. Po ta mendosh, vetë Velo është viktimë e gjithë këtij ligjërimi, paçka sa e dëshiron ai këtë.

‘Identiteti shqiptar’ na prezantohet nga media dhe elita intelektuale çdo stinë a çdo dy vjet si ‘modeli më i ri’ i ligjërimit verior-jugor dhe i ndarjes mes Lindjes e Perëndimit në Shqipëri, si me qenë seri të ndryshme të së njëjtës markë veshjesh. Debati për ‘shqiptarin’ bashkon tri gjëra: së pari, fiksimin bashkëkohor të pothuaj gjithë shoqërive ku ka mbërritur teknologjia e telefonisë celulare dhe interneti për të rrëfyer mbi veten; së dyti, me nevojën popullore ndër shqiptarë për të krijuar një master-narrative që shpjegon mënyrën e tyre të jetesës, (dhe mbrapshtinë e tyre), dhe në këtë rast intelektualët vazhdojnë të jenë prodhuesit e kësaj master-narrative; dhe së treti, me tërheqjen e medias nga çdo gjykim normativ, moral apo që ka lidhje me qytetarinë, në emër të ‘pasqyrimit të realiteteve’ siç ata janë, duke harruar që media fuqinë më të madhe nuk e ka te raportimi por te krijimi i identiteteve, ideve, perceptimeve etj., pra të realitetit.

Fundja, hapësira e gazetës apo koha televizive janë përherë të kufizuara dhe nuk ka vend për të gjithë, por vetëm për ata që riprodhojnë të njëjtat stereotipe në forma interesante të zhanrit, shprehjes artistike, apo jetëshkrimit individual.

Në këtë kuptim, debati mbi identitetin shqiptar bën një lloj nivelimi apo homogjenizimi të gjithë shumëllojshmërisë së shqiptarëve sipas disa kategorive fetare e krahinore: ai nuk merret me gra e vajza, për shembull, sepse ata qëndrojnë jashtë identitetit kombëtar si ekstra-kombësi. Dhe sigurisht, ‘shqiptari’ kjo qenie e pastër dhe krenare mashkullore na vjen duke kalëruar kohërat dhe epokat njësoj i pandryshuar që prej shekullit të 15 deri në ditët tona. Për dikë, ky mbijetues princëror jeton në Korçë, për të tjerë jeton në Mirditë, e për të tjerë në Shkodër a Vlorë. Historitë me dragonj e heronj na bëjnë krenarë ose na japin shpjegime se pse nuk kemi arritur aty ku e ‘meritojmë’.

Në fund të fundit, intervista e Velos dhe debati që e pasoi, është tregues shumë i saktë i kulturës ‘mainstream’ mediatike dhe intelektuale shqiptare sot: një kulturë që riprodhon përditë një nacionalizëm banal nëpërmjet racizmave fetare e krahinore dhe që distancohet vazhdimisht nga konteksti i gjërave me të cilat merret. Mund të përpiqesh t’i rezistosh në forma të ndryshme kësaj kulture, duke e përqeshur apo akuzuar Maks Velon. Por forma më e mirë për të gjitha palët është të fillosh të mendosh për probleme të tjera sesa për fetë dhe krahinat shqiptare, dhe ndoshta dhe ta injorosh fare këtë shkrim me të lexuar titullin.

*Pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës.   

Previous Post

Spinosauri ekzistoi para 95 milion vitesh

Next Post

1950/ Letra e fratit, Pse dështuan “lodrat e fuqive misterioze ndërkombëtare” sipas Ali Këlcyrës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

1950/ Letra e fratit, Pse dështuan “lodrat e fuqive misterioze ndërkombëtare” sipas Ali Këlcyrës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.