Shërbimet metrologjike në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë shpallën paralajmërim sepse afrohet stuhi në këto dy vende, e ndjekur me bubullima dhe shira të rrëmbyeshëm.
Në Kroaci paralajmërimi është dhënë sot për pothuajse tërë territorin e vendit, ndërsa shira më të rrëmbyeshëm priten në pjesën veriore të Adriatikut dhe në vendet më të larta.
Meteoalarm për shkak të shirave të rrëmbyeshëm shpalli paralajmërim portokalli për Istën dhe Riekën, sepse ekspertët konsiderojnë se kushtet e motit do të jenë të rrezikshme. Paralajmërim të verdhë, që nënkupton se moti është potencialisht i rrezikshëm Meteoalarm shpalli për të gjjitha rajonet e tjera në Kroaci, përveç se në Dalmacinë e mesme dhe atë Jugore.
Edhe në BeH nesër dhe pasnesër priten reshje të rrëmbyeshme për shkak se Enti federal hidrometerologjik lëshoi gjithashtu paralajmërim protokolli për pjesën jugore, jugperëndimore, veriperëndimore dhe pjesët e Bosnjës Qendrore.
















