Ftesës së përsëritur të kryebashkiakut Basha për debat publik, Rama i është përgjigjur me një postim në “Twitter”.
“#Vajmedet për Tiranën e mbetur në duart e kryebashkiakut më kot që mbahet mend! I thonë pse ke ikur nga puna pa lënë gjurmë, u thotë dua debat!”, shkruan Rama në rrjetin social.
Më herët gjatë ditës, kryebashkiaku Basha, njëherësh kryetar i selisë blu, e paralajmëroi kryeministrin se nuk do të mundë dot t’i shpëtojë përgjegjësisë për bllokimin e mijëra vendeve të punës në Tiranë, duke penguar projektet e mëdha të zhvillimit.
















