Një nënë ka mbytur foshnjën e saj dhe më pas e ka varrosur në oborrin e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Borizanë të Fushë-Krujës. Nga hetimet e para policore dyshohet se 29-vjeçarja, Eriona Sherika fillimisht e ka mbytur foshnjen dhe më pas e ka varrosur në oborrin e shtëpisë së saj. Sipas burimeve të policisë, 29-vjeçarja e pamartuar e ka mbytur foshnjen 3 muajshe disa ditë më parë. Sipas policisë, Eriona Sherika dyshohet se aktin e rëndë e ka kryer nën kushte të rënda depresion, pasi ishte braktisur nga i dashuri. Ajo ka fshehur shtatzaninë nga familjarët për muaj me radhë dhe e ka lindur fëmijën në kushte shtëpiake. Ndërkaq policia po vijon hetimet për ngjarjen e ndodhur.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















