Në nisje të sesionit të ri parlamentar, kreu i Kuvendit, IlirMeta tha sot se një sfidë e rëndësishme për këtë sesion është avancimi i reformës në sistemin e drejtësisë, e cila sipas tij, duhet të jetë e thellë, e plotë, gjithëpërfshirëse, me konsensus dhe me ekspertizën më të mirë.
“Opozita do të jetë e mirëpritur për të kontribuar për realizimin e kësaj reforme. Do të jetë një mundësi për evitimin e klimës konfliktuale.”- tha Meta.
Në fjalën e tij Meta kërkoi gjithashtu edhe miratimin sa më të shpejtë të Kodit të Etikës, me qëllim krijimin e një klime sa më të përgjegjshme në Kuvend. Sipas kalendarit, dekretet e kthyera nga Presidenti janë çështjet kryesore që do të diskutohen.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















