Mitrovicë, qëllohen me armë vëllezërit shqiptarë, njëri vdes, 2 plagosenMITROVICE-Tre vëllezër janë sulmuar me armë në Mitrovicë, ku një prej tyre ka mbetur i vdekur. Personi i vdekur dhe dy të plagosurit janë vëllezërit shqiptarë me mbiemër Brahimi, njëri 19 vjeç, 17 dhe tjetri 16 vjec.
I plagosuri në Mitrovicë që tashmë ndodhet në QKUK është plagosur në gjoks ndërsa vëllai tjetër i nisur nga Mitrovica për në Prishtinë, është në gjendje shumë më të rëndë.
Ngjarja u shënua sot rreth orës 10 në fshatin Kollovërgë, pranë Koshtovës dhe Zubin Potokut në veri të vendit.
Media kosovare shprehen se se vrasja ka ndodhur në malet e këtij fshati, ndërsa viktimat, i vrari dhe dy të plagosurit kanë qenë duken prerë dru. Kollovërga është fshat shqiptar i braktisur nga banorët e tij.















