Shqiptarët e Lujginës së Preshevës (Kosovës Lindore, për shqiptarët) të tri komunave shqiptare Medvegjë, Bujnaoc dhe Preshevë (Serbia Jugore, për serbët) po përgatiten për protesta gjithpopullore në lidhje me gjendjen e arsimit në gjuhën e tyre amtare dhe kunder formave tjera të diskriminimit të shiptarëve etinik ne këte pjesë të Evropës, ka mësuar agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga biseda me disa liderë në Preshev e Bujanoc.
Sipas tyre, gjitha subjektet politike shqiptare në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë kanë pranuar iniciativën e organizatorëve për këto protesta masovike të cilat do të organizohen në fillim të shtatorit.
Nisma për një protestë të re doli të mërkurën, në takime të ndara të përfaqësuesve të lartë të shqiptarëve në Bujanoc dhe Preshevë, të cilët analizuan gjendjen alarmangte në Luginë, sidomos atë në arsimi para fillimit të vitit të ri shkollor. Do theksura se politika diskriminuese serbe ka bërë që sivjet mungojnë mbi 41.000 tekste shkollore , kurse për cdo vit për 10 paralele tkuren shkollat shqipe, si rezultata i spastrimeve etnike.
Në fillim të këtij viti shkollor, autoritetet serbe nuk i kanë përmbushur obligimet dhe premtimet e tyre për studentët e bashkësisë etnike shqiptare, nxënësit e shkollave fillore mbi të gjitha, thonë profesorët dhe liderët e Luginës së Preshevës
Në këto në Bujanoc ndër të tjera ka marrë pjesë edhe kryetari i komunes Nagip Arifi, kryetar i Jonuz Musliu, kyretar i Kuvendit si dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve Galip Beqiri. ”Diskriminimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga politika serbe e dëshmon edhe mugesa e 41.000 teksteve shkollore ne gjuhën shqipe…” ka deklaruar sot për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri.
Kur dhe me cfare mote do të mabhen keto prosta masivike ldcierhsipi i hsiptar i Lujginës së Preshevës do të ulet edhe njëhrë dhe me siguri do të dilet publikisht për datën dhe ditën, se kur do të mbahen protestat qe sigurisht ato do të organizohen në fillim të muajit shtator.














