Ish-deputeti Hisni Shaqiri, ka komentuar rrahjen e sotme të deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së në Parlamentin e Maqedonisë, njofton Almakos.
“Sikur kështu të rrihen për popullin (e jo për tenderat e tyre) dhe për ata që protestojnë rrugëve për liri dhe drejtësi, punët do ishin ndryshe sot. S’kam koment! TURP TURP TURP”, – ka shkruar Hisni Shaqiri.
Ndryshe, në vitin 2001 Hisni Shaqiri ishte i vetmi deputet që e braktisi Parlamentin për t’iu bashkangjitur rradhëve të UÇK-së.














