Në Parlamentit Maqedonas ka ndodhur një situatë aspak e këndshme. Dy deputetë shqiptar janë përleshur mes tyre në Komisionin Parlamentar për Financa dhe Buxhetin, pas debateve të ashpra.
Ndërsa deputeti Xhaferi kishte fjalën e tij dhe po shprehte qëndrimin e tij për ndryshimet kushtetuese, deputeti i PDSH-së, Ibrahimi i revoltuar ka gjuajtur me stilolaps në drejtim të tij.
Për shkak të kësaj ka nisur edhe përleshja fizike midis tyre, dhe se dy deputetët kanë shkëmbyer grushta midis tyre. Në një moment kanë ndërhyrë deputetët e tjerë dhe shërbimet e parlamentit, dhe se është qetësuar situata, duke u shpallur pushim dhe më pas të vijoj vazhdimi i seancës.














