Festivali i Filmit dokumentar që për çdo vit mbahet në Prizren sante (e diele) pritet t’i përmbyll aktivitetet në edicionin e tij të 13 më radhë. Në përmbyllje të këtij festivali pritet të jenë prezent edhe i pari i qeverisë së Shqipërisë Edi Rama dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaçi. Të dy këta do të udhëtojnë së bashku nga Berlini ku kanë qëndruar në konferencën për siguri ku ka qenë prezentë edhe Angela Merkel. Edi Rama në një postim të shkurtet në “Twitter” ka thënë se ndihet mirë që në mbrëmje do të shëtis bulevardit të Prizrenit. “Sonte me kënaqësi të veçantë në mbylljen e DokuFest në Prizren ku edicioni i shkëlqyer i vitit u mbështet nga dy qeveritë tona siç u zotuam!” ka pohuar Rama.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















