“Shqipëria nuk do të jetë më kopshti i kanabisit për gjithë Europën”. Kështu u shpreh sotministri i Brendshëm SaimirTahiri, gjatë një vizite që bëri në qytetin e Shkodrës duke premtuar se operacioni policor në zonat malore të Shkodrës nuk do të ndalet deri në asgjesimin e rrënjës së fundit të bimëve narkotike.
“Jemi në fazën intensive të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë”, tha Tahiri, referuar elementëve kriminalë që reaguan me armë ndaj forcave policore, tashmë të identifikuara dhe të shpallur në kërkim.
Me tej ministri Tahiri shtoi se do të ketë ndjekje penale për çdo person të implikuar.
“Ata persona që janë të përfshirë në sulmin ndaj Policisë, u bëj thirrje të dorëzohen dhe të mos mendojnë se do t’i shpëtojnë përballjes me ashpërsinë e Ligjit”, apeloi ministri i Brendshëm.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














