Më herët, në një deklaratë për mediat, Noka u shpreh se “persona të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge janë të emëruar në poste drejtuese në administratë”
Kryeministri Edi Rama a reaguar sot ndaj akuzave të deputetit demokratik Flamur Noka, për inkriminim të administratës publike.
Përmes një postimi në rrjetin social Fejsbuk, Rama shprehet se “Partia Demokratike po reagon si qeveri në mërgim dhe jo si opozitë në vendin e vet. PD bën deklarata kundër një regjimi imagjinar dhe lëshon vrer në veshët e çdo të huaji që u jep takim”.
Më herët, në një deklaratë për mediat, Noka u shpreh se “persona të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge janë të emëruar në poste drejtuese në administratë”. Sipas tij, “Nalton Jacajt, i kapur në Turqi në vitin 2009 me 200 kilogramë heroinë, i është besuar një rol aktiv tek Drejtoria e Lojërave të Fatit.















