Përmes një postimi në rrjetin social Fejsbuk Basha ka komentuar se, “Bashkia e Tiranës çrrënjosi historinë e dhunës, frikës, gjobave, klientelizmit korruptiv dhe betonizimit progresiv të qytetit”
Kryebashkiaku Lulzim Basha ka reaguar sot ndaj akuzave të Partisë Socialiste për betonizim të kryeqytetit. Përmes një postimi në rrjetin social Fejsbuk (Facebook) Basha ka komentuar se, “Bashkia e Tiranës çrrënjosi historinë e dhunës, frikës, gjobave, klientelizmit korruptiv dhe betonizimit progresiv të qytetit”.
“Qeverisja jonë bazohet tek liria, transparenca dhe respektimi i të drejtave të të gjithë kryeqytetasve. Ne qeverisim me koncepte të qarta, me plan rregullues, me raporte europiane të zhvillimit të qëndrueshëm dhe ruajtjes së mjedisit rrethues”, tha Basha.
Ai u shpreh se Bashkia e Tiranës po ndërton me vizion kryeqendrën europiane të shqiptarëve. “Ne projektojmë bulevarde të reja, infrastrukturë metropolitane dhe investime që hapin portat e zhvillimit. Me durim ne do t’i flakim tej edhe mbetjet e fundit të së vjetrës që po perëndon”, shprehet Basha.















