Gjatë një bisede me politologun Konelius Adebar, Merkel tha se qeveria gjermane ka vendosur ta organizojë konferencënme rastin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore
Kur kanë mbetur pesë ditë nga fillimi i Konferencës për Ballkanin Perëndimor që do të zhvillohet në Berlin, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaron se i gjithë rajoni ka perspektivë europiane, por anëtarësimi i shteteve përkatëse sipas saj varet nga shpejtësia e implementimit të reformave.
Gjatë një bisede me politologun Konelius Adebar, Merkel tha se qeveria gjermane ka vendosur ta organizojë konferencënme rastin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore. Ajo ka theksuar se të gjitha vendet e Ballkanit kanë mundësinë të jenë anëtare të BE-së dhe se ky është qëllim i përbashkët.
“Qeveria gjermane ka ardhur te ideja që t’i ftojë të gjitha shtetet e rajonit në mënyrë që të tregojë që sot më nuk ekzistojnë përleshje, edhe pse ende janë disa konflikte të vogla, por në përgjithësi ekziston unitet. Ne ende i kemi në mendje luftërat e ashpra dhe për këtë kjo konferencë tregon se po shkojmë tutje, që i kemi tejkaluar përleshjet dhe kjo është shënjë e mirë. Të gjitha vendeve të Ballkanit Përendimor iu kemi premtuar përspektivë evropiane dhe qëndrojmë pas kësaj. Korniza kohore ndërmjet anëtarësimit të Sllovenisë dhe Kroacisë nuk duhet të jetë kurrfarë matësi për anëtarësimin e vendeve tjera, por kjo varet nga secili shtet se kur mund të na bashkohet”, ka thënë Merkel.
Kancelarja gjermane ka kujtuar se me Serbinë dhe Malin e Zi i kanë nisur negociatat për anëtarësim, që Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë e kanë statusin e kandidatit, ndërsa Kosova dhe Bosnja po punojnë në atë drejtim.














