Me vëmendje i kanë ndjekur zhvillimet rreth gjykatës kushtetuese lidhur me validitetin e seancës konstituive të Parlamentit të Kosovës, të mbajtur me 17 korrik.
Interesim të madh përfaqësuesit e Listës serbe shfaqën edhe të enjten, kur për këtë çështje u dhanë argumente para gjyqtarëve kryesorë të vendit.
Vladeta Kostic tha se ky subjekt i përfaqësuar në kuvendin e Kosovës po pret çfarë do të thonë kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, me shokë për të parë nëse do të ndryshojnë ose jo qëndrim.
Vladeta Kostic, zyrtar i lartë ”Listës serbe”, tha “vendimi i Gjykatës duhet të jetë në përputhshmëri me ligjin. Kjo situatë erdhi, sepse ligji për zgjedhje është i keq. Gjykata duhet të njoh votën e popullit, pra në Kuvend kush e ka shumicën i takon kryekuvendari dhe mandatari i për Qeveri. Kjo është matematikë e thjeshtë”.
Politikani serb tha se kolegët e tij deputetë në Prishtinë janë të hapur ndaj krejt partive, pavarësisht që më 17 korrik dolën pro bllokut LDK-AAK-NISMA.
Megjithatë, kjo listë sipas Kosticit, që vetë është deputet në Parlamentin serb, do të ketë kushte për ata që e bëjnë shumicën.
“Është e parëndësishme nëse Isa Mustafa apo Hashim Thaci do ta bëjnë shumicën. Ne më kënd të ulemi në tavolinë, do t’i themi kushtet tona që janë evropiane. Por, detajet dihen vetëm kur hyjmë në bisedime me shumicën shqiptare”, thotë Kostic.
Diçka që nuk do të ishte mirë të ndodh përsëri në Kosovë, sipas tij, janë zgjedhjet e reja.














