Ministri e ka bërë këtë deklaratë gjatë vizitës së kryer në pikën kufitare të Kapshticës, ku ka inspektuar qëndren shëndetësore e cila funksionon aty që prej një muaji
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj siguron shqiptarët se vendi nuk rrezikohet nga sëmundja vdekjeprurëse e Ebolës. Ministri e ka bërë këtë deklaratë gjatë vizitës së kryer në pikën kufitare të Kapshticës, ku ka inspektuar qëndren shëndetësore e cila funksionon aty që prej një muaji.
Ministri u shpreh se udhëtimi i njerëzve që vijnë nga vendet e Afrikës kryhet me avion dhe në çdo aeroport ka kontrolle shëndetësore, ndaj sipas tij mundësia e ardhjes së saj në Shqipëri është zero.
Duke folur mbi qendrën shëndetësore në Kapshticë, ministry tha se ajo do të qëndrojë hapur deri në mes të muajit shtator. “Kjo qëndër është hapur për t’i shërbyer emigrantëve në rastet e urgjencave shëndetësore dhe do të qëndrojë e hapur deri në mes të shtatorit, por nuk përjashtohet mundësia që ajo të funksionojë edhe në raste festash kur ka fluks emigrantësh”, tha Beqaj.















