Nënkryetari i PDK-së për çështje organizativeka reaguar pas deklaratave se “PDK e ka shfrytëzuar buxhetin e shtetit për të blerë vota”
Prishtinë 15 gusht 2014 – Ndaj deklaratës së anëtarit të kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, se “PDK e ka shfrytëzuar buxhetin e shtetit për të blerë vota”, ka reaguar nënkryetari i PDK-së për çështje organizative, Memli Krasniqi i cili ka thënë se “këto janë vetëm deklarata të atyre humbësve që PDK nuk mund ta mposhtin as në ëndrra”.
“Janë deklarata dëshpëruese të humbësve të zgjedhjeve, të cilët tashmë e dinë që as në ëndrrat e tyre nuk mund ta mundin PDK-në në zgjedhje të lira dhe fer”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.
Ai më tej iu ka rekomanduar drejtuesve të LDK-së, që t’i shohin hajnit përbrenda partisë së tyre. “Ata do bënin më mirë që të deklarohen për hajnit zgjedhore brenda partisë së tyre, kur dihet që gjysma e deputetëve u kanë ndryshuar pas rinumërimit të kutive me vota të kontestuara”, ka thënë në fund Krasniqi.















