• Latest
  • Trending
  • All

Pollo: Transparencë për universitetet, skema e Ramës korruptive

10/08/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Pollo: Transparencë për universitetet, skema e Ramës korruptive

10/08/2014
in Lajme, Opinion

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo në një reagim të tijin në lidhje me mbylljen e universiteteve shënjestron sërish qeverinë Rama, duke u shprehur se kontrolli në këto universitete u bë me nxitim dhe pa transparencë, nëpërmjet një skeme korruptive siç tha ai.

“Këtë javë kryeministri i kontrastit xhenem/xhenet (dmth xhenemin e gjeta, xhenetin do ta sjell unë ndoshta vitin tjetër), foli për universitetet publike dhe private; këtë radhë me pasoja të rënda. Së pari duhet të theksoj se Partia Demokratike është për ligjshmëri, zbatimin korrekt të normave në fuqi dhe të standardeve zyrtare; si edhe në rastet kur këto shkelen për masa proporcionale. Dhe jemi të ndërgjegjshëm për problemet, mangësitë, shkeljet në Arsimin e Lartë si dhe për nevojën e një regjimi kontrollues rigoroz dhe masat përlatëse sa herë konstatohen shkeljet. Por Kontrolli i Ministrisë së Arsimit në universitetet e vendit duket se është bërë me nxitim, me kontrollorë që së shumti janë marrë andej këtëj, pa njohuri për legjislacionin e fushës, me raste plot si kryeinspektorja edhe me diplomë fallco edhe donator e Partisë Socialiste. Por qartazi me yshtje se ku duhej të dilnin me raportin e tyre. Materialet e ofruara nga universitetet kanë fjetur me javë në kutitë e kepucëve, dhe nuk janë konsultuar fare nga kontrollorët. Edhe komentet e universiteteve që erdhën më vonë duket se patën të njëjtin fat. Është e qartë pse raporti zyrtar përfundimtar i ministrisë përmban vetëm listën e ndëshkimeve për secilin universitet por aspak gjetjet dhe shkeljet për secilin syresh, çka do të bënte transparente ose në rastin më të mirë mund të justifikonte masën e marrë. Madje edhe VKM-ja përkatëse, e miratuar të enjten në qeveri, nuk është publikuar në websitin e kryeministrisë (të gjitha VKM-të e tjera janë publikuar); nuk është publikuar sot e kësaj dite as në ëebsite-in e ministrisë së arsimit”, sqaroi Pollo.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Sipas deputetit, Partia Demokratike përkrah kërkesën e profesoratit dhe të universiteteve për transparencë të plotë të kontrollit të ministrisë; të gjetjeve e shkeljeve të ministrisë ashtu siç janë shkruar e janë fshehur dhe pret që zonja Nikolla t’i bëjë ato publike menjëherë.

“Vërejme se për mbylljen e të gjitha filialeve universitare e të 63 programeve të studimit është shkelur procedura ligjore, as nuk janë marrë propozime nga institucione të arsimit të lartë dhe as nuk është konsultuar Këshilli i Akreditimit siç e kërkon ligji. Po kështu u veprua me miratimin e kuotave ku nuk u konsultua as Konferenca e Rektorëve dhe as Këshilli i Arsimit të Lartë e Shkencës siç e kërkon gjithashtu ligji. Edhe pse kishin një vit kohë. Ministrja dhe z. Rama pretendojnë se ka shkelje me pranimet në mastera e doktoraturë; mund të jetë kështu, nuk habitemi, por duhet thënë se kush e ku, saktë. Ironike është se edhe për pranimet në bachelor, qeveria parashikon të eleminojë Maturën Shtetërore dhe të kthejë konkurset korruptive të stadiumeve që na nxinë faqen deri në vitin 2005, dhe kjo është ironia e gjësë”, tha ai më tej.

“Përpos që raporti është qëllimisht mjegullor se thotë: 70% e universiteteve kanë marrë vendime ne shkelje të normave, por nuk kuptohet sa e rëndë është shkelja, as cilet janë universitet a janë këto vendime një apo njëqind? A janë 1% apo 100% të totalit të vendimeve që janë me shkelje? E vetmja gjë e qartë është kërcënimi se do shkarkohen e zëvendësohen drejtuesit nga rektori tek dekani tek kancelari ndoshta edhe më poshtë. Dhe precedentin e kemi të qartë: para tre muajsh qeveria solli në Kuvend nje p/ligj që do të shkarkonte të gjithë drejtuesit akademikë të Universitetit të Mjekësisë. Mazhoranca u përça e ligji nuk u miratua por kjo nuk e pengoi Ministren të pezullojë e më pas të shkarkojë dekanin e zgjedhur të Fakultetit të Mjekësisë edhe kundër vendimit të gjykatës. Por më pas zgjidhja më e mirë do të ishte shpallja e zgjedhjeve në Fakultet, e dyta më e mira do të ishte të komandohej zv/dekani deri në zgjedhjet e përgjithshme. As njëra as tjetra nuk ndodhi dhe qeveria emëroi dekan vëllain e deputetit socialist nga Mallakastra. A nuk ju premtoi z.Rama se me rilindjen e xhenetit nuk do të kishte më nepotizëm dhe favoritizëm? Vërej gjithashtu për universitetet private ku politikanë të lartë të mazhorancës nga grupi parlamentar dhe deri tek anëtarët e qeverisë e deri te zyra e ministres që janë pronarë e administratorë i shpëtuan sopatës. Edhe në ndonjë rast kur konkluzioni i kontrollorëve ishte pozitiv, në finale çuditërisht universiteti përfundoi me heqje license. Çështja është se sic ndodhi me operacionin “marrëzia e fundit”, në fakt rezultoi e para, pas të cilit rilindën kazinotë si kurrë më parë; pritet të shohim në çfarë forme, në çfarë pronësie do të rilindë arsimi privat. Mungesë ndjeshmërie qeveritare, post-ateiste ose jo, me mbylljen e universiteteve të lidhura me komunitetet fetare. Teknikalitet jothelbësore kanë peshuar më rëndë për qeverinë se fryma e moralit e tolerancës fetare që kultivohet aty. Arsimit të lartë privat krahas përkrahjes i duhej edhe një regjim i fortë mbikqyrje e korrigjimi që ti orientonte ato tek rregullsia e plotë e tek standartet zyrtare. Fatkeqsisht qeveria zgjodhi sopatën jakobine e shtratin Prokrustit. Kështu u çuan dëm miliona euro të investuara në arsim. Dhe u krijua një problem i madh e vërtet i paprecedent për 8 mijë studentë që ngelën rrugëve si pasojë e sëpatës Rama. Do të pranohen ne fakultetet publike duke thyer parimin e meritës (studentëve të vitit të tretë bachelor me mesatare 9 të Maturës do tu bashkohen ata me mesatare 6 të maturës) apo në ato fakultetet private ku tarifa mund të jetë dy e trefish dhe xhepi nuk jau mban studentëve të lënë në rrugë. Ministria ka heshtur për këtë”, tha Pollo më tej.
Pollo nuk nguroi të ironizojë ehe kryeministrin dhe postimet e tij në Twitter.

“Dhe së fundi për zotin Rama që është në harresë të plotë të premtimit të tij për të rritur financimet për arsimin, 5 përqind ka thënë, por për z.Rama do të thoja, që fyerjet kolektive për profesoratin dje si lider opozite ishin të shëmtuara, sot si kryeminstër janë të pafalshme. Por z. Rama si kampion i inkonsistencës që është u tall, ridikulizoi doktoraturën e nje dokoranti në Tiranë. Para tre muajsh kur vizitoi Francën ai shpalli se ky person, doktoranti i Tiranës i bën krenar të gjithë shqiptarët anembane. Shiheni cicërimen e tij ne twitter. Apo ç’më duhet mua se çfarë them unë”, u shpreh deputeti demokrat.

Previous Post

Peleshi: Reforma Administrative rrit kapacitetet e qeverisjes vendore

Next Post

Arifaj: Ja si do të dalim nga ngërçi politik

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Arifaj: Ja si do të dalim nga ngërçi politik

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.