Në një postim në profilin e tij në rrjetin social Fejsbuk, Berisha shprehet se me ngritjen e Byrosë kryeministri Edi Rama shpallet kryehetuesi i Shqipërisë.
Ish- kryeministri Sali Berisha e quan antikushtetues votimin në Parlament të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në një postim në profilin e tij në rrjetin social Fejsbuk, Berisha shprehet se me ngritjen e Byrosë kryeministri Edi Rama shpallet kryehetuesi i Shqipërisë.
“Ky ligj bie ne kundërshtim të hapur me Kushtetutën e vendit, e cila ne nenin 148 pika 1 sanksionon se: “Prokuroria ushtron ndjekjen penale si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit”. Por tani e tutje hetimin do ta bëjë paralel dhe në kundërshtim me Kushtetutën edhe Byroja e Hetimit te PS, e cila do përfaqësoje akuzën në emër klikës Rama – Meta. Dy jave para votimit te këtij ligji, Rama deklaroi publikisht se ai nuk ishte i lumtur me Presidentin e Republikës dhe Prokurorin e Përgjithshëm prandaj dhe për t’u lumturuar po merr me ligj kompetencat e Presidentit dhe te Prokurorit te Përgjithshëm, duke zëvendësuar Prokurorinë e Shtetit me Byronë Socialiste te Hetimit te varur prej tij. Gjate diktaturës Hoxhiste, krahas Hetuesisë së Shtetit ishte dhe Hetuesia e Sigurimit te Shtetit e vendosur ne Policinë e Partisë që bënte ligjin si pushtet paralel i Hetuesisë së Shtetit”-shkruan Berisha.
Qëllimi i vërtetë i ngritjes së kësaj Byroje sipas Berishës është bllokimi i hetimeve të Prokurorisë sa i takon çështjeve të trafikut, apo vrasjeve nga dyshja Rama-Meta. “Qëllimi i parë i ngritjes së Byrosë Socialiste të Hetimit është mbrojtja dhe bllokimi i hetimeve të Prokurorisë së Shtetit të trafikut te drogës, vrasjeve, grabitjes se pasurisë kombëtare nga Rama – Meta, rrethi i tyre i ngushte, ministrat, deputetet, kupola mafioze e mazhorancës së sotme. Qëllimi i dyte, po kaq madhor, është goditja nëpërmjet Byrosë Socialiste të Hetimit të kundërshtarëve politik nga Rama – Meta si dhe drejtuesve të institucioneve që kërkojnë funksionimin e shtetit ligjor. “Rama IK” është përgjigja e vetme ndaj klikës në pushtet!!”-përfundon mesazhin Berisha.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















