Arben Manaj
Kater shqiptare dhe nje femije kishin ardhur ilegalisht ne Britani, por jane kapur ne shtepine ku rinin nga oficeret e emigracionit, ku per habine e tyre mes tyre qe ne oret e para te mengjesit kane asistuar edhe Kryeministri i Britanise se Madhe David Cameron dhe Ministrja e tij e Brendshme Theresa May.
Emrat e tyre nuk jane bere publike dhe as cfare ka ndodhur me ta. Bastisja e oficereve te emigracionit ka ndodhur ne nje banese ne Slough ne afersi te Londres.
Pjesemarrja e Kryeministrit britanik ne kete operacion te forcave te emigracionit po konisiderohet si nje veprim i paster PR-i. Kryeministri eshte kritikuar per faktin qe ka dal ne fotografi ne kuzhinen dhe dhomat e shtepise, ku jane gjetur emigranteter ilegal .
Gazeta prestigjoze The Guardian ne ediconin e saj online flet per shije te keqe dhe e cileson nje gjest te papershtashem nga pikepamja kushtetuese pranine e kryeministrit ne shtepine e emigranteve shqiptare.
Nder pikepyetjet e ngritura nga politikane, dhe perfaqesues te shoqerise civile qe merren me te drejtat e njeriut jane; kush i dha te drejte kryeministrit te hyje ne shtepine e dikujt tjeter? Edhe pse eshte kryemeinister ain uk duhet te hyje lirisht ne shtepine private te dikujt sa here te doje ai, apo a ka qe emri i kryeministrit ne urdher-arretsin e leshuar? Nderkohe nje deputetet laburist thekson se emigrantet nuk i jane nenshtruar ende procesit gjyqesor dhe emigrantetet shqiptar ne fjale do ta kene me te veshtire te arrijne ate qe duan permes procesit gjyqesor tanime qe kryeministri eshte perfshire ne nje cirk mediatik ne banesen e tyre, shkruan The Guardian e Londres .
Nderkaq nga kryeministria eshte bere kujdes qe te theksohet se kryeministri Cameron ka qene ne vendngjarje pas operacionit te forcave te emigracionit.
Kryeministri britanik David Cameron po ndermerr levizje politike kunder emigracionit nisur edhe nga shqetesimi qe egziton ne vend per kete ceshtje.
Kjo eshte ndoshta hera e pare dhe me shume gjasa e fundit qe nje kryeminister britanik merr pjese ne gjeste te tilla propagandistike, nisur nga reagimet dhe polemikat e forta pas ketij episodi, ku per fatin e keq ose potencialisht edhe te mire, te arrestuarit jane shqiptare qe qendronin ilegalisht ne Britani.















