Analisti i mirënjohur maqedonas, Branko Gerovski thotë se është shokuar prej vendimit të Gjykatës me këtë dënim, me ç’rast theksoi se disa të përkedhelur të Qeverisë dënohen me nga 6 muaj burg për shkelje të këmbësorëve
Analisti i mirënjohur maqedonas, Branko Gerovski së fundmi ka bërë një analizë për protestat në Maqedoni, duke vënë theks të veçant për burgimin e 6 shqiptarëve me nga 3 vjet burg. Ai thotë se është i shokuar prej vendimit të Gjykatës me këtë dënim, me ç’rast theksoi se disa të përkedhelur të Qeverisë dënohen me nga 6 muaj burg për shkelje të këmbësorëve.
‘Jam i shokuar nga vendimi i Gjykatës Themelore I të Shkupit, që për protestat e 4 Korrokit, për shkak të ‘Monstrës’, gjashtë persona u gjykuan me dënimin maksimal me burg prej 3 vjetësh, ndërkaq kur më kujtohet që një i përkëdhelur i Qeverisë u dënua me 6 muaj burg, për vdekjen e një këmbësori… Ndoshta, gjashtë të dënuarit vërtetë kanë qenë pjesëmarrës në protestë, kanë hodhur gurë, dhe i dëmtuan ndërtesat e gjykatës, mirëpo të përfundojnë pas hekurave për tre vite, për arsye të protestave, qofshin ato edhe të dhunshme, mund të ndodhë vetëm në një regjim totalitar i cili revoltën e qytetarëve i përgjigjet me një represion brutal. Në situata të ngjashme shteti vepron në mynyra të ndryshme. Çfarë ndodhi me grupën ‘patriotët’ të cilët e thyen Komunën Qendër? Asgjë. Nuk ka akuza, nuk ka aktgjykime. Shteti për njërën palë shfaqet nënë, ndërkaq për palën tjetër njerkë!”, shkruan Geroski, transmeton Almakos.
Për protestuesit shqiptarë, që do të dalin nesër, Branko Geroski ka një mesazh e ai është si në vijim, – “Nëse shqiptarët vendosin që nesër të dalin në protesta edhe për shkak të këtij gjykimi, kërkojë të jenë të guximshëm dhe të matur, me çka pakënaqësinë duhet ta kanlizojnë në adresën e vërtetë. Ky aktgjykim (për protesusesit shqiptar) vërehet se është hakmarrje ndaj të gjithë atyre, që në protesta e fundit patën guximin të ofendojnë rëndë Ali Ahmetin, dhe një parlajmërim i ashpër që më as mos t’u shkojë ndërmend ta thërrasin atë ‘tradhtarë” – thekson tutje Branko Gerovski.














