• Latest
  • Trending
  • All

Pse e harroi kryeministri Rama Lord Dubs-in?

30/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 23 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Pse e harroi kryeministri Rama Lord Dubs-in?

30/05/2016
in Lajme, Opinion

 Nga Petrit Kuçana

“Nëse ju nuk ju pëlqen ambasadori, atëherë që në këtë moment unë e anuloj takimin”. Kjo ka qenë përgjigja e prerë që u erdhi njerëzve të Ramës në Londër ndërsa u orvatën t’i mbushnin mendjen Lord Dubs, që në takim të mos e merrnin ambasadorin Berisha, pasi “nuk e kishte në qejf” kryeministri. Fisnikëria e Lordit britanik, përtej buzëqeshjes dhe pritjes së ngrohtë ndaj kryeministrit shqiptar, kurrsesi nuk e kaloi atë që quhet procedurë, protokoll, (të qenurit shtet). Nuk ishin të paktë ata që u befasuan kur e panë kryeministrin Rama siç e do zakoni përkrah Ambasadorit Mal Berisha…

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ky episod të kujtohet ndërsa mediat në Shqipëri përhapi lajmin se “Tre ambasadorë” qenkan të padëshirueshëm për qeverinë e Tiranës.
Ky është rasti i parë në historinë e diplomacisë shqiptare, rasti i parë që me qeverinë e Vlorës, i paprecedentë në llojin e tij, që do të shënohet në historinë e diplomacisë shqiptare si rekordi më i zi, për një njeri që përfaqëson republikën e Shqipërisë.

Ambasadorët në bazë të kushtetutës cilësohen si të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë. Po a mund të perceptohet si i jashtëzakonshëm ambasadori që i kanë hequr shoferin prej katër muajsh? A mund ta imagjinojnë lordët britanikë, ata to Ministrisë së Jashtme Britanike apo më gjerë, apo qoftë edhe një qytetar normal i një shteti demokratik, që një ambasador të përdorë transportin publik për të shkuar në një takim të një niveli të lartë? Pra shteti, apo më saktësisht një pjesë e tij e paralizon në mënyrën më të pa-precedentë sepse ky na qenka i djathtë, na qenka i caktuar politikisht…

Bukur. Nuk do të ndalemi tek përqindja e ambasadorëve që në bazë të ligjit caktohen nga klasa politike, (pra në bazë të ligjit), më tepër se tek një peticion që u shpërnda kohë më parë, ku intelektualë dhe ish-të burgosur dhe të persekutuar politikë, kërkonin anullimin e vendimit për caktimin ambasador të Shqipërisë në Zvicër të birit të Xhelil Gjionit, Ilirit. Ky vendim tashmë është i ekzekutuar dhe Ilir Gjoni është ambasador. Ka ndonjë që nuk e njeh Ilirin, përkatësinë e tij politike për të mos shkuar më larg…

Ky akt i Kryeministrit në fakt erdhi gati i papritur, pasi u duk njëfarë qetësimi qëkur media afër Ramës dështoi në fabrikimin e një lajmi që gjoja ambasadori Berisha nuk i paska siguruar eskortë kryeministrit gjatë vizitës në Londër. Kur u mor vesh që është shteti Britanik që siguron eskortë dhe natyrisht vetëm për personalitetet që ftohen nga zyrtarët Britanikë, lajmi u harrua.. dhe Rama u duk sikur u bind që procedurat janë standarde që zbatohen dhe kryeneçësitë nuk mund të merren në konsideratë….as në rastet e shteteve të zululandit…

Ekzekutivi e ka paralizuar. Ambasadori që…nuk guxon të promovojë Shqipërinë…dhe përpjekjet e tij për të nxjerrë Shqipërinë në BBC, CNN etj (imagjinoni sa e vështirë mund të jetë për një vend të vogël si Shqipëria në metropolin Britanik) hidhen poshtë me kryeneçësinë e një segmenti të shtetit, që e duan vendin e ambasadorit… për ndonjë Ilir tjetër…

Vërtet ajo që bën lajm në këtë mes është kush na qenkërka ky Ilir që e paska gjithë këtë potencë, sa të detyrojë kryeministrin e një vendi demokratik siç perceptohet Shqipëria, të shkelë çdo procedurë normale dhe të përbëjë skandalin e madh të paprecedentë të leçimit të ambasadorit…

Kaq i fuqishëm qenka kjo influencë sa ta detyrojë kryeministrin Rama të harrojë atë përgjigjen që i dha lordi britanik, kur donte të anashkalonte ambasadorin?…

Kaq me ndikim qenka ky pasardhës… saqë nuk po pritka sa të mbarojë mandatin kushtetues ambasadori Berisha dhe të zejë vendin e tij… me procedura të rregullta, dhe e çoi Ramën të marrë këtë vendim?

Është vërtet e neveritshme kur kujton sulmet e medieve pranë Ramës për lajmet se gjoja një bankë në Angli i paska mbyllur ambasadorit dhe ambasadës llogarinë bankare, sulmet për të ashtuquajtur skandale në Londër me kryeministrin Rama dhe kur as kontrollet për shkelje nuk dhanë rezultat kryeneçësia hyn në punë. Mjafton njolla në biografi, pra thjesht mbiemri dhe ja ku u bë. S’ka nevojë për asgjë tjetër…

Është jashtë çdo etike diplomatike, jashtë çdo lloj procedure të një vendi të konsideruar si shtet normal demokratik, paralizimi i ambasadorit. Për ata që jetojnë në Londër emri i Mal Berishës është mëse i njohur, jo thjesht për aktivitetin e dendur të tij ( është e pamundur që të kalojnë dy javë dhe të mos shënjohet një aktivitet i ambasadës, që nga ato koncertet e mëdha më këngëtarët me renome botërore, tek forumet e biznesit për thithjen e investitorëve britanikë dhe më gjerë, e deri tek promovimi i talenteve shqiptare në Britani dhe jo vetëm, duke u bërë ambasadori i parë që e ktheu ambasadën në qendër të kulturës shqiptare në Britani) apo siç njihet si ambasadori që vendosi bustin e Skënderbeut në Londër. A ka britanik që është sadopak i lidhur me Shqipërinë që nuk i gjeti hapur dyer e ambasadës. Sa e sa aktivitete të anglo-albanian assocation u bënë aty?

Nëse i hedh një sy faqes personale të ambasadorit Berisha malberisha.com edhe socialisti më i thekur do të ndjehej i zhgënjyer me këtë veprim të qeverisë shqiptare.
Por duket se të gjithë këto bien poshtë për shkak të një mbiemri, (njolla në biografi…). Me siguri Ilir Gjoni nuk do të pajtohej me këtë…

Kaq i fuqishëm qenka presioni ndaj kryeministrit për ambasadorin e Londrës saqë kryeministri ka vendosur të paralizojë jo thjesht këtë ambasador, por të gjithë përfaqësinë diplomatike shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar që duket se ka një qëllim të vetëm; të detyrojë ambasadorin të japë dorëheqje e të kënaqë ndonjë tekë të ndonjë Iliri tjetër…
Më kot mundohesh të sjellësh ndërmend marrëdhëniet e Zogut me Konicën, pasi Rama nuk mundi kurrsesi të ngitet në atë lartësi…

Vendimi për mos-thirrjen e Ambasadorit Shqiptar në Britani në takimin me të gjithë ambasadorët e tjerë do të mbahet mend jo thjesht si akti më i paprecedent në historinë e diplomacisë shqiptare, por si turpi i një shteti demokratik.
E mbase kur Rama të vijë sërish në Londër, do të jetë ndonjë tjetër lord apo tjetër funksionar britanik që do t’i kujtojë se kryeministri nuk mund të “tundohet” as nga “ilirët” që duan me çdo kusht atë post, as nga aleatët e Ramës që sipas Gjinushit nuk janë domosdoshmërisht poltikë… por duhet të dëshmojë se është kryeministri i një shteti demokratik…

 

Post Views: 132
Tags: diplomaticedi ramaethicaletike diplomatikeFisnikëriaforgetfulnessharresakryeministrit shqiptarMal Berishanobilityprotocolprotokollthe Albanian Prime Ministervisits Londonvizita ne Londer
Previous Post

Allahu i marroftë ata që mendojnë se gjaku i një shi’iti, të krishteri apo çifuti lejohet të derdhet

Next Post

Rama: S’jam inferior ndaj grekëve

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Rama: S’jam inferior ndaj grekëve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.