Imzot Gjergji: “Siç ka thënë Papa Gjon Pali i Dytë, neve të gjithëve na nxen i njëjti diell që e ka krijuar Zoti”
Prishtinë – 28 korrik 2014 – Në Bashkësinë Islame të Kosovës, ndër të parët vizitorë, të cilët erdhën për të uruar Festën e Fitër Bajramit ishte Dodë Gjergji, i cili tha se zoti është i përbashkët si për katolikë ashtu dhe për myslimanë, të cilët dhe pse i ndajnë festat, nuk e ndajnë dashurinë për njeri-tjetrin.
“Unë pata kënaqësinë që sot në këtë moment t’i uroi kryemyftiut zotit Tërnava, Festen e Bajramit.
Sepse është një festë, e cila na bashkon të gjithëve në agjërim, na bashkon të gjithëve përpara zotit të gjithëpushtetshëm, i cili është zot i përbashkët si për myslimanet si për katoliket.
Sepse siç ka thënë Papa Gjon Pali i Dytë, neve të gjithëve na nxen i njëjti diell që e ka krijuar zoti. Nuk mund t’i ndajmë të mirat që zoti ia ka dhënë njerëzimit dhe pse ne i ndajmë festat, ne nuk e ndajmë dashurinë për njëri tjetrin”, tha Gjergji.















