Mediat serbe kanë shkruar sot se të martën e ardhshme, drejtësia ndërkombëtare mund të ngrejë akuzë edhe për Hashim Thaçin.
Akuza ndaj Thaçit për krime lufte në Kosovë do të vijë shumë shpejt, ka raportuar Tv Pink.
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç tha sot se raporti nga ekipi i posaçëm i kryesuar nga prokurori Uilliamson, konfirmon objektivitet për BE-në dhe bashkësinë ndërkombëtare në hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe ish-Jugosllavi.
Vuçiç shtoi po ashtu se publikimi i një raporti mbi rezultatet e hetimit të trafikut të organeve gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999 kanë rëndësi të madhe edhe për Serbinë.
Kreu i qeverisë serbe këmbënguli në takimin me Uilliamsonin për “zbardhjen e krimeve të luftës”.
















