Sipas njoftimit të bërë nga selia blu, kërcënimi ndaj Vorpsit erdhi pas denoncimit që Partia Demokratike ka bërë për te shkuarën e deputetit socialist
Partia Demokratike (PD) përmes një deklarate për shtyp, njofton se zëdhënësja e saj Laura Vorpsi është kërcënuar pasditen e kësaj të diele nga deputeti socialist Arben Ndoka. Sipas njoftimit nga selia blu, kërcënimi ndaj Vorpsit erdhi pas denoncimit që PD ka bërë për te shkuarën e deputetit Ndoka.
“Sot pasdite Arben Ndoka kërcënoi me anë të një bisede telefonike zëdhënësen e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi. Partia Demokratike e dënon me forcë aktin e sotëm mafioz të kërcënimit të zëdhënëses zyrtare të Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, nga deputeti Arben Ndoka. Ky akt kërcënimi erdhi pas denoncimit me fakte dhe prova të së kaluarës kriminale të Arben Ndokës, i dënuar nga drejtësia italiane me 7 vite burg përshfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese dhe përheqje të lirisë së tjetrit”, thuhet në deklaratën e PD-së.
Në njoftim thuhet më tej se ky akt banditesk nga Arben Ndoka është një tjetër provë se në Shqipëri, Edi Rama ka ngritjur një infrastrukturë kriminale e mafioze për t’i mbyllur gojën opozitës dhe fjalës së lirë.
“Partia Demokratike e dënon fuqimisht këtë akt banditesk dhe është më e vendosur se kurrë të bëjë transparencë të plotë të lidhjeve kriminale të Edi Ramës dhe përdorimit prej tij të krimit të organizuar për interesapolitike”, përfundon deklarata e PD-së.
Partia Demokratike publikoi dy ditë një dokument i cili sipas kësaj partie vërteton se deputeti socialist Arben Ndoka është dënuar me shtatë vite burg nga drejtësia italiane.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















