“Ky është nje proces i montuar politik, policor dhe gjyqësor njëjtë si në kohën e Millosheviqit kur përmes diktatit politik ndaj gjyqësisë së uzurpuar partiake shqiptarët dënoheshin me dënime drakonike në procese të montuara për qëllime politike”, thotë Shasivari. Ky profesor ka përmendur 12 defekte të procesit gjyqësor. 12 defektet e procesit gjykues “Monstra” sipas profesorit Jeton Shasivari – Shkelja absolute dhe ekstreme e së drejtës së prezumimit të pafajsisë së këtyre personave, gjë që u krye në momentin e arrestimit të tyre, sepse Ministria e Punëve të Brendshme në krye me ministren Jankullovska në konferencën për medie të datës 01. 05. 2012 që u transmetua brenda dhe jashtë vendit, në formë eksplicite dhe pa rezervë apriori publikisht i shpalli fajtorë me shprehjen: MPB – ja sot i zbuloi kryerësit e vrasjes makabre”. e drejta e prezumimit të pafajsisë është një e drejtë iniciale e cdo procesi gjyqësor që garantohet me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Kushtetutën e vendit dhe ligjet, dhe sipas argumentimit juridik të Gjykatës së Strazburgut kjo e drejtë shkelet jo vetëm nga gjykatat; – Spektakli medial i arrestimit të personave në fjalë; – Torturimet e disa prej tyre në momentin e arrestimit (të konstatuar me raport nga Avokati i Popullit); – Zhdukja e Haki Hazirit për gjashtë ditë nga policia me një status që nuk e njeh asnjë dispozitë juridike e brendshme dhe ndërkombëtare. pra, me statusin e personit të zhdukur, as person i thirrur, as i arrestuar e as i privuar nga liria, sic parashihet me Kushtetutën e vendit, me c’rast gjatë atyre gjashtë ditëve i mohohet dhe i shkelet e drejta në liri dhe e drejta në mbrojtës që garantohen me KEDNJ dhe Kushtetutën e vendit; – Mosmarrja parasysh e deklaratës së Haki Hazirit para trupit gjykues se gjatë atyre gjashtë ditëve ka qenë i kërcënuar me vdekje nga policia se nëse nuk pranon se Ali Demiri ka kryer vrasjen e pesëfishtë nuk do të dilte i gjallë dhe se kjo deklaratë në hetuesi nuk është dhënë me dëshirën e tij; – Mosgjetja e armëve me të cilat është kryer krimi; – Të gjitha analizat forenzike dhe ekspertizat që janë prezantuar në këtë proces mbajnë vulën e autorësisë së MPB’së, pra, s’ka asnjë konstatim dhe mendim të dhënë nga institucionet e pavarura të ekspertizës qoftë në vend, qoftë jashtë vendit; madje një analizë balistike që është prezantuar nga MPB’ja flet për analizën krahasuese të armëve dhe të plumbave dhe gëzhojave, pra si mund të flitet për një analizë krahasuese, kur s’ka se cka të krahasohet, sepse nuk janë gjetur armët me të cilat është kryer krimi!; – Gjatë rikonstruimit në vendin e ngjarjes prezantohen deklarata të disa dëshmitarëve në marrjen e të cilave nuk ka qenë prezent avokati mbrojtës!; – Asnjë dëshmitar, madje edhe të vet prokurorisë nuk ka deklaruar se i ka parë personat në fjalë në vendin e krimit ose duke kryer krimin; – Nuk u mor fare parasysh dëshmia se automjeti i dyshimtë dikur kishte qenë i policisë; – Nuk u mor fare parasysh dëshmia e një dëshmitari se personin që kishte parë në vendin e ngjarjes ishte me uniformë të policisë dhe me jelek antiplumb; – Nuk u morën fare parasysh dëshmitë për alibitë e personave në fjalë. Avdil Zimberi
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















