Bisedimet Kosovë –Serbi kanë degraduar në negociata për Urën në Mitrovicë. Për këtë Brukseli njoftoi se është krijuar edhe një grup punues që do të takohet më 22 korrik, raporton Express.
Pas takimit të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Bashkimi Europian ka lëshuar një njoftim për media, në të cilin thuhet se të dy palët do të takohen përsëri në Brukse, më 22 korrik.
“Dy palët janë takuar më 11 korrik, në Bruksel, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë, dhe kanë diskutuar të gjitha çështjet që ndërlidhen me urën e Mitrovicës, pas tensioneve të fundit atje. Ata janë pajtuar që të formojnë një grup punues për këtë qëllim. Grupi punues do të takohet më 22 korrik në Bruksel. Ne kërkojmë nga të dyja palët që të përmbahen nga çdo veprim mbi dhe afër urës kryesore në Mitrovicë pa ndonjë marrëveshje paraprake”, thuhet në njoftimin e Bashkimit Evropian.
Delegacioni i Prishtinës është kryesuar nga zëvendëskryeministrja në detyrë, Edita Tahiri, ndërsa delegacionin e Beogradit e ka udhëhequr shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Koha.net bën të duitur se takimi i kryesuesve të delegacioneve është zhjvilluar në atmosferë “të rëndë” dhe këtë e ka pohuar edhe vetë Gjuriq.
“Atmosfera ka qenë jashtëzakonisht e rëndë, ndërsa zonja Tahiri madje ka refuzuar të përshëndetet dorë-për-dore me mua në korridor”, ka thënë Gjuriq para gazetarëve.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















