Përmes një ceremonie të organizuar në sheshin përpara godinës së bashkisë Shkodër, u çel sot në ekspozita e fototekes “Marubi”, një aktivitet ky i organizuar në kuadrin e projektit “Marubi Route”, qëllimi i të cilit është për t’i kthyer vlerat artistike dhe urbane qytetit të Shkodrës.
Një rikthim në kohë ku çdokush arrin të vlerëojë artin e fotografisë dhe Shkodren uatentike përmes shkepjeve të dinastisë marubi, dhe të disa kolosëve të tjerë që e kanë pasuar më tej traditen e tyre.
““Marubi Route”, është si një event që përshkon të gjithë realitetin shkodran. Ai është një event kulkuturor dhe artistik që hedh dritë në të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen e ndritur të qytetit tonë të Shkodrës”, u shprehë në hapje të këtij aktiviteti, kryebashkiaku shkodran, Lorenc Luka. Ndërsa, për homologen e tij nga Gjakova, e cila kishte mbërritur në Shkodër me një star të zgjeruar të administratës gjakovare, zhvillimi dhe historia e qytetit të tyre, nuk mund të shikohet e shkëputur nga Shkodra, me të cilen siaps saj ekzistojnë shumë ngjashmëri.
“Për këtë flasin historia dhe faktet, ndodhi çfar ndodhi, dhe ne jemi të ndarë në dy shtete, por kurrsesie tyë ndarë shpitërisht në aspektin klulturor” tha kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari.
Ndër të tjera, Kusari, informoi se në Gjokaovë, është në përfundim e sipër godina e pallatit të kulturës, ndaj në përurimin e tij, institucioni që ajo drejton ka vendosur që çelaj e aktitivitetit të këtij pallati të nisë me ekspoziten e Fototekes Marubi, e cila do të jetë shumë e mirëpritur për komunitetin e rajonit të Gjakovës, duke dhënë kësisj mesazhin e drejtpërdrejtë, që Gjakova dhe Shkodra, janë një.
Më tej, duke folur më në detaje, drejtori i Fototekes Kombëtare Marubi, Luçian Marubi, bëri të ditur se ekspozita e hapur sot, dhe që do të qëndrojë e hapur përmbi një muaj, janë të ekspozuara rreth 60 stampime historike, të përzgjedhura nga koleksioni i Fototekës Marubi, në të cilen evidentohet në etapa të ndryshme rritja dhe zhvillimi i qytetit të Shkodrës ndër vite.
Bedeni shtoi se aktiviteti i sotëm është një program i Bashkimit Europian po mbështet projektin në fjalë, duke i shërbyer bashkëpunimit për promovimin e turizmit ndërmjet Shkodrës dhe Ulqinit.
Sipas tij, duke e shpërndarë ekspoziten në një gjeografi të zgjeruar të qytetit të Shkodrës, kryesisht të qëndrës së tij pranë zonave muzeale, ka për qëllim që ta ofrojë historinë e këtijn qyteti sa më pranë komunitetit, në mënyrë që edhe ajo pjesë e qytetit që nuk ka pasur rastin të njihet me këto fakte më përpara, ta shijojë një gjë të tillë.
Bedeni shtoi se pjesen kryesore të kësaj ekspozite e përbëjnë fotot e familjes “Marubi”, e gërshëtuar edhe me një pjesë të konsiderueshme të Kol Idromenos, së abshku me një kategori emrash të tjerë që i përkasin një brezi më të vonë, si Rraboshta, Jakova, Pici, Nënshtati, etj. Gaspër Marku atsh
















