Lëvizja Vëtëvendosje, nëpërmjet një komunikate për medie, i ka bërë thirrje kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, që të zhvillojnë debat televiziv me kryetarin Albin Kurti rreth “idealeve dhe parimeve të Vetëvendosjes”.
“Kryeministri në ikje kishte nisur të shqetësohet për idealet dhe parimet e Vetëvendosjes dhe kishte filluar ta përmendë bashkimin kombëtar. I bëj ftesë publike Hashim Thaçit për debat të drejtpërdrejtë në televizionin publik, ku do të kemi mundësinë të diskutojmë mbi parimet, idealin e bashkimit kombëtar, ndërprerjen e dialogut me Serbinë dhe çështje të tjera politike, sociale dhe ekonomike”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Vetëvendosje.
Gjatë ditës, kryeministri në largim, Hashim Thaçi kishte shkruar se Vetëvendosja ka shkelur “të gjitha idealet dhe parimet e saj të proklamuara, vetëm e vetëm që ta forcojë bllokun e inatit”.















