Belgjikë, diaspora shqiptare do të protestojë

Shqiptarët në Belgjikë nga Maqedonia, të organizuar në lëvizjen e Diasporës për Shqiptarët e Maqedonisë, si dhe të gjitha shoqatat tjera shqiptare nga viset tjera të Shqipërisë Etnike në shtetet e Beneluksit, janë të shqetësuar për situatën e rendë të shqiptarëve në Shkup, Tetovë Kumanovë dhe qytetet tjera të Iliridës. Nuk mund të pranojmë se në shekullin njëzet e një, në mes të Evropës, dikush të merr guxim dhe të nëpërkëmbë dinjitetin kombëtar dhe social të shqiptarëve, duke i frikësuar, terrorizuar, duke i rrahur, duke iu kurdisur procese të montuara, pastaj edhe duke i dënuar me burg të përjetshëm pa asnjë provë dhe dëshmi.

Si përfaqësues i DSHM-së për Belgjikë, në emër të aktivistëve dhe veprimtarëve shqiptarë, së pari,  dua të solidarizohem me protestuesit e lenduar shqiptar dhe të ju dëshiroj sherim sa më të shpejtë, së dyti, dua të ju tregojmë se shqiptarët e Belgjikës mbeshtesin protestat paqësore të Rinisë Shqiptare, të familjeve dhe të gjithë atyre që janë zëri i arsyes për Drejtësi, Siguri, Liri dhe Demokraci.

Para zgjedhje parlamentare në Maqedoni, kur Ali Ahmeti pati dërguar misionarë për të përçarë dhe krijuar huti në Belgjikë, duke premtuar se do të fitojë tre deputetët e Diasporës, DSHM doli haptazi dhe mori qendrim të prerë se ky premtim është vetëm edhe një Mashtrim tjetër i radhës prej tij, pasi informacionet tona tregonin se Ali Ahmeti nuk kontrollon asnjë ambasadë të Maqedonisë, kurse rezultati i zgjedhjeve është kurdisur shumë më përpara mes tij dhe Nikolla Gruevskit. Atëherë disa nuk na besuan, ranë në minat e Izet Mexhitit dhe banditëve të tjerë se duhet të regjistrohemi në ambasada se po bëhet luftë mes BDI-së dhe VMRO-së kush do të fitojë deputetët e Diasporës. Këta misionar nuk ngurruan edhe të paguajnë individë familjar për këtë qëllim. Në ditën e zgjedhjeve të gjithë u zhgënjyen se nuk i gjenin dot emrat e tyre në listat e votimit.

Lajme teNjejta

Kur kemi parasysh këto fakte dhe qendrimet tona opozitare, të cilat janë të njohura për mbarë opinionin shqiptar, që nuk bëjmë kompromise me askendin në dëm të interesave kombëtare, as nuk kalkulojmë ose nisemi të veprojmë për hatër të dikujt, sot jemi shumë më krenar të marrim përgjegjësi të reja dhe të organizojmë një protestë të madhe shqiptare në Bruksel për të alarmuar institucionet relvante të BE-së dhe të tjerët se situata e rëndë politike, ekonomike e shqiptarëve të Maqedonisë është bërë e padurueshme dhe në vijim ditë e më shumë do të përkeqësohet situata dhe shqiptarët atje janë të pambrojtur.

Çdo shqiptar në shtetet e Beneluksit duhet t’i përgjigjen ftesës së DSHM-së,  shoqatës MAKOWAL me përfaqësues, z Memedali Ahmedi, Levizja Jemi Një, me kryetar z. Edvik Abdullahi, shoqata Albanam, deputeti shqiptar në Bruksel, z Ahmet Gjanaj etj. vendosën për t’u bashkuar të gjithë së bashku dhe të premten, me 11 Korrik para Parlamentit Europian të protestohet për të Drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë dhe në përkahje të protestuesve shqiptar në Shkup, Tetove dhe të gjitha qytetet tjera të Maqedonisë

E përsëris edhe një  herë se Protesta jonë fillon të Premten, në ora 13:30, pikënisja tek METRO ART Loi.

Gjithashtu i ftojmë edhe ambasadat e Kosovës dhe Shqipërisë në Bruksel të na përkrahin në organizimin e kësaj proteste, si dhe kërkojmë nga ata të ndërpresin të gjitha kontaktet me mercenarët e Ali Ahmetit dhe regjimin e egër të Nikolla Gruevskit.

Agron Bajrami

Përfaqësues i DSHM-së për Belgjikë faktinews

Related Posts

Next Post

The Albanian video production

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.