Hyrja e Malit të Zi në NATO anulohet për shkak se dyshimit se në shërbimeve zbuluese malazeze punojnë spiunë rusë, publikoi “Vijesti” duke iu referuar mediave amerikane. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen theksoi se ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare deri në fund të vitit 2015 do të vendosin se nëse është koha që Mali i Zi t’u bashkohet.
Ajo për çka nuk flitet publikisht, është arsyeja për anulimin, ndërsa kjo është gjoja e futjes ruse në shërbimet zbuluese malazeze. “Ky është gurë i nënkëmbëzës”, deklaroi një person zyrtar nga NATO për mediat amerikane, dhe ka kërkuar të mbetet anonim.
Ai vlerëson se nga 25 deri 50 agjentë ka në shërbimet zbuluese malazeze të cilët janë të lidhur me Rusinë. “Veçmë janë ngritur masa për neutralizim të aktiviteteve të tyre, por kjo kërkon kohë që të jetë i suksesshëm operacioni”, shton përfaqësuesi zyrtar, transmetuan “Vijesti”.















