• Latest
  • Trending
  • All

Asimetria e padurueshme

07/07/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 4 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Asimetria e padurueshme

07/07/2014
in Lajme, Opinion

Nga Uk Lushi

Të premten, më 4 korrik 2014, në rrugët e Shkupit protestuan mijëra qytetarë shqiptarë duke ushtruar dy nga të drejtat themelore të njeriut: të tubimit dhe lirisë së shprehjes së mospajtimit me institucionet shtetërore. Policia dhe forcat e sigurisë së Republikës së Maqedonisë reaguan ashpër me lotsjellës, granata shushatëse, topa uji dhe arrestime pa dallim. Dhjetëra protestues dhe policë përfunduan të lënduar dhe plagosur.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Nuk është hera e parë që shqiptarët goditen me dhunë të shfrenuar në Ballkan vetëm pse deklamojnë ankesat dhe pakënaqësitë e tyre demokratisht. Por protesta e Shkupit javën që iku mund të jetë incidenti i fundit para shpërthimit të revoltës që është duke u përmbajtur me shtrëngesë. Për çdo gjë, dikur mbushet kupa.

Paramendoni për një çast sikur policia e Kosovës të ndërhynte ndaj vendosësve të barrikadave dhe bandave serbe në rreth 20 për qind të territorit të Republikës së Kosovës dhe sikur të përdorte forcë të tepruar siç kanë përdorur shpesh Mali i Zi dhe Serbia, ose konkretisht si të premten Maqedonia, ndaj shqiptarëve që jetojnë në këto shtete dhe duhet të gëzojnë statusin e njëjtë sikur qytetarët joshqiptarë të tyre. Imagjinoni ortekun e deklaratave lebetitëse dhe dënuese të të ashtuquajturës bashkësi ndërkombëtare. Mirëpo kur rrihen shqiptarët asgjë, asnjë pipëtimë.

Ka një keqkuptim që mund të kthehet në katastrofë në Ballkan— shumë faktorë kujtojnë që shqiptarët janë duke qenë konstruktivë për shkak se jemi të pafuqishëm. Është gabim kjo bindje false. Ne, përkundër tentimit të gjenocidit dhe abuzimeve tjera ndaj nesh, kemi treguar gjakftohtësi dhe mirëkuptim sepse ne besojmë që siujdhesa jonë më në fund duhet të emancipohet dhe civilizohet.

Një nga arsyet kryesore pse Republika e Maqedonisë është shtet prej vitit 1991 janë mu shqiptarët: si ata autoktonë në Maqedoni, si ata në trojet tjera shqiptare— të gjithë— jemi hisedarë në krijimin e Maqedonisë. Bile ish-republika jugosllave ka mbijetuar falë ujdisë së UÇK-së të ndalonte përparimet e rrufeshme luftarake më 2001 dhe përkrahjes së drejtpërdrejtë të Republikës së Shqipërisë, e cila, ndërsa Greqia vazhdon të përdor embargon dhe çdo shantazh të mundshëm për zhdukjen e saj, i ka ofruar shtetit të brishtë infrastrukturën e saj tokësore dhe detare që të mund të funksionoj dhe mbetet gjallë. Ne nuk u treguam subversiv as në Luginën e Preshevës ku kryengritësit e UÇPMB-së u pajtuan të dorëzojnë armët, që i kishin marrë në dorë për të rezistuar neglizhencën dhe shkeljet, dhe të provojnë të zgjedhin problemet me shtetin e Serbisë me marrëveshje. E njëjta ndodhi me Malin e Zi kur ai organizoi referendumin për pavarësi më 2006: përsëri, qenë shqiptarët e Malit të Zi ata që vulosën mëvetësinë e shtetit të ri duke anësuar peshoren e rezultatit të plebishitit në favor të pavarësisë. Në të gjitha këto raste, ne dorëzuam një pjesë të madhe të së drejtës dhe aspiratave tona natyrore për një shtet kombëtar shqiptar. Si shqiptarë dhe europianë, ne besuam që Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia do të jenë shtete edhe të shqiptarëve dhe jo shtete njerka. Por, çuditërisht, asnjëri nga to nuk është duke lënë gur pa rrotulluar që të fusë shqiptarët në kurthe politike, fetare dhe gjeostrategjike.

Ekzistojnë tri marrëveshje në letër— e Konçulit, Ohrit dhe Brukselit— dhe në të tria pala e vetme që ka bërë koncesione përtej të dhimbshmes janë palët shqiptare. Ç’është më zi, palët joshqiptare kanë përmbushur pak e hiç nga obligimet e tyre, për të cilat kanë vënë firmën nën dorëzaninë e fuqive të mëdha si SHBA-të dhje BE-ja, ndërkaq që vazhdojnë të qesin lloj-lloj cingla minglash që të mos i zbatojnë marrëveshjet në praktikë.

Trajtimi asimetrik i shqiptarëve në krahasim me popujt tjerë nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Nuk ka logjikë dhe nuk është e drejtë që 4-5 për qind serbë në Republikën e Kosovës të kenë 100 herë më shumë privilegje se sa një numër gati ekuivalent i shqiptarëve në Serbi, 7-8 për qind e shqiptarëve në Mal të Zi dhe 25-30 për qind e shqiptarëve në Maqedoni. Nuk është në interesin tonë sa duhet të jetë në interesin e shteteve ku jetojnë edhe shqiptarë, sidomos Maqedonisë dhe Malit të Zi, që të konsiderojnë dhe trajtojnë popullin tonë si aleat. Gabimi më i madh që mund të bëjnë këto shtete është të armiqësojnë shqiptarët.

Shpina e popullit shqiptar është ngarkuar me pjesën më të madhe të barrës së stabilitetit regjional në krejt gadishullin, por populli ynë nuk mund e thyen kurrizin dhe jetojë i gjymtuar përjetësisht pse popujt tjerë nuk duan të bartin përgjegjësitë e tyre për barazinë dhe paqen mes popujve ballkanas. Asimetria e krijuar në mënyrën e marrjes nëpër këmbë të shqiptarëve nga disa kombe, në njërën anë, dhe trajtimit sublim të serbëve, malazezëve, maqedonasve dhe grekëve nga shqiptarët, në anën tjetër, ka arritur një amplitudë të rrezikshme.

Dihet botërisht që të gjithë popujt ballkanas kemi shumë më shumë periudha të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit me njëri-tjetrin se sa kemi epoka të luftimit dhe konfliktit. Për gati një shekull simetria e balancës kombëtare në Ballkan ka qenë e prishur në dëm të shqiptarëve, por, për hir të së ardhmes, ne kemi dëshmuar gatishmëri që të mos merremi me hesape të së kaluarës. Sidoqoftë, ashtu siç thotë një proverbi shqiptar—peri i së keqes këputet dikur. Protesta e të premtes në kryeqytetin e Maqedonisë është rikujtesë që peri i durimit të asimetrisë ndërballkanike është telikosur në kufijtë e të padurueshmes dhe nëse nuk bëhet diçka që ai të mos këputet, shqiptarët nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për eskalimin. Kambanat e alarmit janë duke rënë për ata që kanë veshë dhe— nëse nuk dëgjohen— tragjedia do t’i arrijë njësoj, si ata që dëgjojnë, si ata që janë të shurdhër; veçse, çmimin final do ta paguajnë ata që shtihen të paditur dhe ëndërrojnë që shqiptarët do të durojnë përgjithmonë të jenë viktimë.

Tags: edi rama
Previous Post

Djali i Jonuz Musliut arratiset nga stacioni policor

Next Post

Qeveria e Kosovës, thirrje për dialog politik dhe zbatim të Marrëveshjes së Ohrit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Qeveria e Kosovës, thirrje për dialog politik dhe zbatim të Marrëveshjes së Ohrit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.