Analistët në vend konsiderojnë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, pavarësisht pikëpamjeve të disa partive politike.
Halil Matoshi është shprehur se duhet vazhduar axhenda evropiane dhe se dialogu Prishtinë – Beograd është mjaft me rëndësi që Kosova të mund të fitojë sovranitetin e shtetit njëherë e mirë e të mos ndikohet më nga Beogradi zyrtar.
“Dialogu do të vazhdojë, pa marrë parasysh konstilacionin e forcave brenda Kosovës, do të thotë se kush do ta ndërtojë qeverinë e re. Madje, liderët e koalicionit opozitar janë deklaruar se do ta vazhdojnë dialogun. Mirëpo, në këtë situatë ndërhyrja e Vetëvendosjes e ka ashpërsuar në një masë retorikën politike”, ka thënë Matoshi.
Në këtë mënyrë, ai konsideron si gabim, pikëpamjen e Lëvizjes Vetëvendosje,e cila herë pas here ka propaganduar për ndërprerje të dialogut me Serbinë.
Edhe analisti tjetër, Imer Mushkolaj shprehet se dialogu duhet vazhduar normalisht.
















