Ish-Ambasadori shqiptar në Shkup, Arben Çejku, gjatë një reagimi në media ka deklaruar se shqiptarët duhet të punojnë më shumë përmes diplomacisë, madje duhet t’i kërkojnë faktorit ndërkombëtar, Strasburgut, dërgimin e një misioni të posaçëm monitorues për të ndjekur nga afër gjithçka ka ndodhur së paku përgjatë dy vjetëve të fundit në marrëdhëniet tensionuese ndëretnike. Përsa i përket kërcënimit të bërë orët e fundit nga ish-komandantët e UÇK-së për të rikrijuar grupimin ushtarak për të mbrojtur popullatën shqiptare, Çejku theksoi se tani shqiptarët nuk kanë nevojë për konflikte e tensione të tjera. Ish-kryediplomati shqiptar në Shkup tha se kërcënimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së thjesht i hedhin më shumë benzinë zjarrit, por në rast të çfarëdolloj konflikti, shqiptarët do të duhet të kuptojnë se do të jenë vetëm. Sipas Arben Çejkut, protestat e sotme por edhe ngjarjet e viteve të fundit mes shqiptarëve dhe maqedonasve, kanë lënë një shije të hidhur për të ardhmen e tyre.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















